LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Butrinti me koncesion?/ Mirela Kumbaro i jep fund dyshimeve

7 Tetor 2020, 19:18, Aktualitet CNA
Butrinti me koncesion?/ Mirela Kumbaro i jep fund dyshimeve

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro thotë se, Parku Kombëtar i Butrintit nuk do të jepet me koncesion. Menaxhimi i tij tha znj. Kumbaro do të bëhet nga një fondacion që do të krijohet nga vetë Ministria e Kulturës.

?Është një debat shterp. Nuk gjeni në ligjin e trashëgimisë kulturore, as edhe njëherë fjalën koncesion. Menaxhimin nuk do ta bëjë asnjë kompani private, është Ministria e Kulturës, e vetmja që është administratore dhe që është menaxhuese e të gjithë trashëgimisë kulturore.

Në format që ajo menaxhon ligji i jep disa mundësi, siç është të krijoi një fondacion. Fondacionin e krijon ministria dhe fondacione kulturore janë modele që i keni tashmë prej vitesh në ligjin për shoqërinë civile dhe për OJQ. Këtë ne e përshtasim dhe u japim mundësi siteve kulturore që duke krijuar një fondacion, ku entiteti publik zgjeron partneritetin e vet përmes fondacioni dhe i jep mundësi sitit që të ardhurat të rrinë brenda dhe të menaxhohet më mirë?, deklaroi Kumbaro në Euronews Albania.

Duke shpjeguar më tej se si do të bëhet menaxhimi i Parkut Kombëtar të Butrintit, ish-ministrja shtoi se, fondacioni do të drejtohet nga Ministria e Kulturës dhe do të përbehet nga ekspertë vendas të fushës, përfshirë arkeologët më të mirë. Një nga partnerët që është ofruar për bashkëpunim tha znj. Kumbaro është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Lajmet e fundit nga