Edi Rama si konsulli i plehrave

14 Tetor 2020, 17:22, Denoncim CNA
Edi Rama si konsulli i plehrave

Kryeministri Edi Rama sot në një qëndrim të tij publik ka bërë avokatinë e radhës ndaj koncesionit apo asaj që quhet Partneritet Publik Privat, në lidhje me mbetjet urbane në Elbasan, Fier dhe Tiranë me të ashtuquajturat inceneratorë.

Ashtu si gjithmonë, mjeshtër i batutave dhe spostimit të vëmendjes, nga inceneratorët e ka çuar vëmendjen te plehrat, te politika e vjetër e të tjera si këto. Në fakt ai është vetë një nga ato mbetjet e politikës së vjetër prej gati më shumë se 25 vjetësh në pushtet, nga të cilat tre mandate si kryebashkiak, dy mandate si kryeministër, ish-ministër kulture e kështu me radhë.

Por le të lemë mënjanë karrierën dhe vjetërsinë politike të Edi Ramës, tashmë të kthyer në një mbetje si ato të inceneratorëve. Kryeministri Rama pretendon se inceneratorët janë një projekt që po pastrojnë plehrat dhe malet që digjeshin, por nuk thotë një gjë, nuk ka aspak inceneratorë zoti kryeministër.

Avokatia e Ramës përballë faktit

Nëse do të shkojmë në Elbasan, në Fier apo Tiranë nuk gjen asgjëkundi një pajisje, një incenerator të vërtetë, i cili djeg mbetjet, maksimumi në Elbasan një që nuk punon.

Në Fier edhe pse projekti është 28 milionë euro dhe janë paguar miliona euro, nuk ka incenerator ende, është treguar me fakte, prova, foto dhe video konkrete.

Në Tiranë, ku projekti i firmosur është 128 milionë euro, nuk ka inceneratorë, por firma fituese e cila merr miliona nga taksat e qytetarëve shqiptarë, midis kodrave të Sharrës shtron një mbulesë dhe pastaj shtyn me eskavator një shtresë dhe që mbulon mbetjet, pra plehrat e kryeqytetit. Dhe ky quhet proces kapsulimi zoti kryeministër dhe nuk ka asnjë incenerator në funksion, asgjëkundi, në asnjë nga tre projektet e tij.

Në Elbasan inceneratori nuk po pranohet të merret në dorëzim. Së pari, sepse përtej certifikatës që është dorëzuar fillimisht në projekt, ai është thuajse ?një kaldajë? me naftë sepse është një objekt, një pajisje që funksionon me lëndë djegëse naftë për të djegur plehrat dhe në Elbasan është bërë fillimisht një kapsulim i mbetjeve dhe asgjë më shumë se kaq. Ndërsa inceneratori i ndodhur në këtë qytet, i cili duhet të prodhonte avull dhe energji elektrike, ende nuk është provuar t?i bëjë këto dy procese për të mos thënë se nuk është ndezur fare, pra nuk ka bërë procesin primar, djegien e mbetjeve.

Gjithsesi, kryeministri sot bëri avokatinë e inceneratorëve, por në fakt duket se ka një hall të madh. Edi Ramës i duhet sot të justifikojë disa qindra e qindra miliona euro PPP të firmosura prej tij për inceneratorët.

Janë 178 milionë euro për tre projektet e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, pa folur për dhjetëra miliona euro të tjera apo qindra miliona euro që firmat koncesionare i fitojnë nëpërmjet trajtimit të mbetjeve apo dhe parave që marrin nga firmat e ndërtimit në kryeqytet.

Rama përpiqet të kthejë në batutë skandalin e inceneratorëve

Kryeministri u përpoq që ta kthente në batutë, në humor, në stilin e tij politik tashmë të vjetëruar një skandal që ka emrin Edi Rama.

Por e vërteta është krejt ndryshe, inceneratorët nuk janë shpëtimi i maleve me plehra.

Malet me plehra janë marrë e janë mbuluar poshtë me dhe, janë kapsuluar, ndërsa inceneratorë nuk ka, as në Tiranë e as në Fier, megjithëse janë paguar disa dhjetëra miliona euro. E ndërsa inceneratori i Elbasanit nuk funksionon aspak.

Do të duhet që kryeministri të shkojë dhe t?i shohë ku janë dhe si po punojnë këta inceneratorë, të cilët po pastrojnë malet me plehra, ndërkohë që në fakt ka një ngrehinë me hekura në Elbasan që askush nuk po e merr askush në dorëzim sepse kanë frikë mos përfundojnë pas prangave dhe i pret burgu.

Ata i tremben burgut që ka për të pritur të gjithë zyrtarët që kanë firmosur këtë projekt korruptiv, të cilin kryeministri nuk ka më kurajo ta ndalojë.

Rama ka ngelur peng i një afere korruptive që kushton qindra miliona euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë dhe jo vetëm që nuk ka kryer procesin e djegies së mbetjeve, prodhimin e  energjisë elektrike dhe të avullit, por thjeshtë dhe vetëm kanë mbuluar malet e plehrave me dhera.

Kanë mbjellë disa pemë, kanë futur disa dhjetëra miliona euro nga taksa nga xhepat e shqiptarëve në xhepat e tyre dhe tani duan të justifikojnë sikur kanë pastruar Shqipërinë nga mbetjet.

Kryeministri bën mirë të hipë në makinën apo taksinë e tij që dikur shëtiste natën, të shkojë në Elbasan dhe ta shohë të ndezur inceneratorin dhe jo pesë minuta sa ta shohë dhe të ikë, por të qëndrojë aty në një proces të plotë.

Pas tij të shkojë në Fier dhe të shikojë ku është inceneratori, i cili nuk ndodhet asgjëkundi, pastaj edhe në Tiranë dhe jo të shikojë vetëm tokën e mbjellë me bar dhe me pemë në Sharrë, por procesin si kryhet në kodrat e Sharrës, aty ku shfrytëzohet natyra për të groposur mbetjet dhe për t?ju marrë shqiptarëve miliona e miliona euro sepse incenerator nuk ka as në Elbasan, as në Fier dhe as në Tiranë. Dhe ai i Elbasanit deri tani nuk funksionon, megjithëse janë paguar dhjetëra miliona euro./ CNA.al

Rama mbron aferën e inceneratorëve/ Nuk do të ndalemi, mesjeta juaj ka vdekur

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Skandali 22 milionë euro/ Incenerator apo kaldajë me naftë në Elbasan?!

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

?Buzëkuqi? i krimit të Ramës me inceneratorin e Tiranës/ Si do mbulohet hajdutëria dhjetëra milionë euro

Inceneratori i Elbasanit/ Përplasje të forta për kalimin në pronësi të bashkisë

Politika pas plehrave/ Kush është biznesmeni në hije i monopolit të inceneratorëve

Afera e inceneratorëve/ SPAK vë nën hetim zyrtarë e përfitues të koncesioneve

Akuzat e forta të Bashës/ Ja kush është pronari i medias në ortakëri me inceneratorët

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

 

Lajmet e fundit nga