Connect with Us

Akuzat e forta të Bashës/ Ja kush është pronari i medias në ortakëri me inceneratorët

Politikë

Akuzat e forta të Bashës/ Ja kush është pronari i medias në ortakëri me inceneratorët

Publikuar

-

Denoncimet në ambasadën e SHBA/ Biznesi kundër Ben Blushit dhe Top Channel

Lulzim Basha dje ka folur publikisht në lidhje me inceneratorët, ka bërë edhe ironi duke thënë se mund t’ju binin levat mediave në transmetim live, apo duke theksuar nga ana tjetër se afera korruptive e inceneratorëve ka kompani fantazëm dhe përfitues janë edhe pronarë mediash, por pa përmendur emrin e televizionit dhe kush janë ortakët e pronarëve të inceneratorëve të cilët gllabërojnë dhjetëra milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Inceneratorët janë një histori e denoncuar nga mediat muaj e muaj pa ndalim. CNA.al ka sjellë një dosje të plotë me fakte dhe dokumenta të pamohueshme që tregonte një zinxhir kompanish, të cilat lidhin pronaren e inceneratorit të Elbasanit Stela Gugallja me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton e inceneratorit të Fierit dhe Tiranës.

Më pas, CNA.al ka treguar me dokumenta sesi Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë themeluar një kompani në Bullgari, e emëruar EM Capital Group dhe më pas kjo kompani ka ardhur në Shqipëri dhe ka blerë një tjetër kompani shqiptare.

Këto janë treguar me dokumenta dhe me fakte, ashtu siç po i tregojmë edhe më sipër, i cili siç e shikoni dokumenti që tregon kompaninë e ortakërisë së Eva Blushit, bashkëshortes së Ben Blushit, i cili është edhe drejtori aktual i Top Channel. Kjo kompani kur erdhi në Tiranë ka blerë 51% të kompanisë Valtelino Caffe, e cila është edhe mbajtësja e emrit tregtar Lori Caffe. (Lexo këtu)

Pra, gruaja e Ben Blushit së bashku me pronarët e inceneratorëve kanë blerë 51% të Lori Caffesë, ku 49% në minorancë është Vjollca Hoxha dhe trashëgimtarët e Dritan Hoxhës, pra një pjesë e aksionerëve të Top Channel sepse pjesa tjetër aktualisht po vazhdon një përballje gjyqësre.

Ende është e paqartë përfundimisht sesi qëndrojnë pozicionet e aksionerëve në Top Channel, por një gjë është e sigurt. Aktualisht Top Channel administrohet nga Vjollca Hoxha, e cila pas dy shkallëve gjyqësore, ka marrë shumicën e aksioneve bashkë me fëmijët e saj dhe janë të njejtët aksionerë që ndodhen edhe te Lori Caffe, të cilët janë edhe ortakët e inceneratorëve, që sot Lulzim Basha pati frikë t’ja thonte emrin.

Atë që Lulzim Basha nuk e tha dot, po ia shkruajmë dhe po jua themi publikisht. Televizioni Top Channel është në pronësi të Vjollca Hoxhës aktualisht, e cila është ortake me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Eva Blushin tek Lori Caffe. Pra, pronarët e televizioneve që përfitojnë nga lidhjet me inceneratorët e kanë një emër, ajo quhet Vjollca Hoxha.

Televizioni që mund t’i binin levat nuk është vetëm Top Channel, mund të ketë dhe të tjera media të cilat janë financuar drejtpërdrejt apo indirekt nga inceneratorët në reklama, spote apo pagesa të tjera, që të propagandojnë cilësinë e punës së tyre, kur në fakt janë dhjetëra miliona euro të taksave të shqiptarëve që merren nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dhe më pas ortakëria me Eva Blushin i ka bërë bashkëaksionerë dhe ortakë me Vjollca Hoxhën dhe trashëgimtarët e Top Channel.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Historia që tregoi Nishani në takimin Rama-Basha

Ky sot është televizioni kombëtar në ortakëri me personat më të akuzuar sot në Shqipëri për një aferë disa qindra milionë euro dhe emrat i kanë në publik, quhen Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiti dhe këta nuk janë akuzuar thjeshtë dhe vetëm nga Lulzim Basha, por nga çdo media, nga shumica e mediave të vërteta në Shqipëri.

Skema e inceneratorit të Tiranës

Edhe ata që kanë mbyllur gojën dhe marrin tufat e parave nga inceneratorët, nuk kanë mundur ta shmangin dot të vërtetën. Sot pas shumë e shumë kohësh foli edhe Lulzim Basha, i cili kishte heshtur dhe e vërteta po del ditë pas dite. Gjithsesi Luli pati frikë ta thonte emrin e pronarëve të televizioneve që përfitonin apo merrnin para nga inceneratorët.

Vjollca Hoxha tashmë është e provuar, nuk ka nevojë të marrë para, i kanë blerë 2.2 milionë euro Lori Caffenë, 51% të aksioneve të saj, ku një nga aksionerët është edhe Eva Blushi, gruaja e Ben Blushit, drejtorit aktuat të top Channel.

Televizionet e tjera, apo mediat e tjera kryesore duken më të vogla në zullumin e tyre. Por se kujt i bie leva, kush flet më pak e kush flet më shumë, kush përfiton më pak e kush përfiton më shumë, të shpresojmë se Lulzim Basha do të flasë publikisht, por edhe të ketë kurajon ta çojë dosjen e inceneratorëve në SPAK bashkë me mediat e përfshira në këtë aferë të madhe korruptive./ CNA.al

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Skandali 22 milionë euro/ Incenerator apo kaldajë me naftë në Elbasan?!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Publikuar

-

Nga

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Paloka tha: “Unë nuk kam asnjë besim të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës, edhe gjate zgjedhjeve u vu në provë edhe Kas-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi, unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD, pavarësisht kanë apo nuk kanë besim, ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave“.

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë dhe SPAK.

“Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga SPAK, qoftë nga Prokuroria. Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as SPAK dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand“, u shpreh ai.

Për nënkryetarin e PD-së, ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim me PD, i faturohet frikës që ky i fundit ka nga manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE:  Edi Rama si konsulli i plehrave

LEXO EDHE:  Skandalet me inceneratorin e Tiranës/ 4 milion euro për Klodian Zoton, në kulmin e pandemisë

“Vetëm në këto momente ai po rri urtë, po rri i qetë, sepse e di që ka vjedhur dhe ka manipuluar më shumë se sa duhet. Vetëm një gjë e mban Ramën, frika. Harroja ndershmërinë, këto deklaratat që bën tani vetëm frika mund ta mbajë atë njeri urtë. Ai në këto momente ka frikë mos gjithë ky manipulim që ka bërë…kur e di që shumica e njerëzve të urrejnë nuk mund të reagosh njësoj. Por të jeni të bindur që arroganca vetëm do të rritet”, deklaroi ai.

Sipas Palokës, edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është pjesë e lojës për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve.

“E gjithë kjo është një lojë që bëhët pjesë e gjithë kësaj loje për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve dhe sigurisht tentativë e Ramës për të marrë dhe institucionin e fundit që ka mbetur pa marrë në dorë. Është akt antikushtetues dhe tipik për Ramën. Kur thashë arroganca e Ramës do rritet kjo është një nga provat“, tha Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizja kundër Bashës/ Edith Harxhi: Do të ketë surpriza

Publikuar

-

Nga

“Shqiptarët të pakënaqur nga PD”/ Harxhi: Basha s’e përcolli dot frymën e ndryshimit

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka folur mbi situatën postzgjedhore në vend. Ajo shprehet se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk arriti që të bëjë qytetarët  ti besojnë dhe ta votojnë.

Harxhi në një intervistë për Vizion Plus duke komentuar mbi dorëheqjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të PD u shpreh se kjo ka ardhur si rezultat i pakënaqësive të tyre ndaj kryetarit të PD.

 “Kemi eksperiencën e vitit 2017 dhe për këtë arsye nuk kishte asnjë surprizë nga ana jonë. Shpresonim shumë që PD të fitonte këto zgjedhje, pavarësisht faktit që shihnim në terren që nuk ishte ngritur fryma që duhej për të rrëzuar qeverinë e Ramës. Fryma që i mungonte PD, por që ishte në 2005, kur u bë ndryshimi i madh. Kjo është humbja e katërt radhazi e PD. Basha në Durrës flet për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor. Është e vërtetë që ka një manipulim të qytetarëve, por nga ana tjetër, duhet parë rezultati. Basha nuk ka arritur të frymëzojë, nuk arriti të ngrejë edhe elektoratin gri, që është i fjetur. Zoti Basha duhet të mbajë përgjegjësi, sikurse elita drejtuese e PD. Në vetëm tri ditët e fundit janë tre anëtarë të Këshillit Drejtues të PD që kanë dhënë dorëheqjen ose kanë shpallur pakënaqësitë e tyre në mënyrë të drejtpërdrejt me kryetarin. Debati është i munguar në PD, prej disa kohësh, nuk lejohet as të protestohet lirshëm”, u shpreh Harxhi.

Për të gjithë ata zëra që shprehen se me lëvizjen kundër Bashës po i shërben Ramës, Harxhi ka një përgjigjje dhe theksoi se nuk ka asnjë lidhje me të. Ajo shprehu mbështetjen e saj për kandidaturën e Fatbardh Kadillit për kreun e PD dhe paralajmëroi se deri në fund kur të zhvillohet gara, do të ketë surpriza përsa u takon kandidaturave.

LEXO EDHE:  Skandalet me inceneratorin e Tiranës/ 4 milion euro për Klodian Zoton, në kulmin e pandemisë

LEXO EDHE:  VIDEO/ Historia që tregoi Nishani në takimin Rama-Basha

“Më vjen keq për të gjithë ata që më vendosin në tepsinë e zotit Rama sepse nuk kam dhe nuk do të kem kurrë asnjë lidhje me të. Qëndrimi ynë është qëndrimi i Bardhit, e mbështes plotësisht në kandidaturën e tij, i uroj shumë suksese. Jam e sigurt se do të ketë kandidatura të shumta, nëse Basha do të pranojë të shkohet në një proces elektoral ashtu siç duhet. Unë vetë nuk kam pritshmëri për të kandiduar, por nuk i dihet, mund të ketë surpriza pafund deri ditën e zgjedhjeve”, përfundoi ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rivizatimi i hartave në rajon/ Pahor: Këto ide paraqiten se është ndërprerë procesi i integrimit

Publikuar

-

Nga

Rivizatimi i hartave në rajon/ Pahor: Këto ide paraqiten se është ndërprerë procesi i integrimit

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se kufijtë në ballkan nuk mund të ndryshohen por idetë e rivizatimit të hartave në rajon paraqiten se është ndërprerë procesi i integrimit.

Pahor ka paralajmëruar Brukselin se nga vonesat në procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE, mund të ndodhin ngjarje të pakëndshme dhe njerëzit të humbasin durimin.

“Nëse njerëzit në rajon, pas një kohe, përjetojë një zhgënjim nga reformat e integruese dhe  Bashkimi Europian, atëherë këtu mund të vij një ideologji tjetër, që mund të ketë pasoja të tilla, që askush prej nesh nuk dëshiron as t’i mendoj. Nuk do të ishte e çuditshme, që nesër, pasnesër apo pas 50 vjetësh edhe udhëheqësve të këtyre shteteve t’ju duket se nuk ka më kuptim të kryejnë reforma. Për këtë arsye e shoh samitin e Brdo Brijunit si një mundësie shumë të madhe të paraqitjes së një ideje të re të angazhimit”, tha Pahor në Përballë me gazetarin Lutfi Dervishi.

Pahor mendon se BE ka aftësinë për të absorbuar shtetet e Ballkanit Perëndimor.

LEXO EDHE:  Ben Blushi si kuçedra/ Lë Dardhën pa uje dhe përleshet me banorët e fshatit

LEXO EDHE:  Skandalet me inceneratorin e Tiranës/ 4 milion euro për Klodian Zoton, në kulmin e pandemisë

“Dua të jem i sinqertë, popullata e vendeve të BE-së nuk e shohin me simpati integrimin e Ballkanit. Prandaj unë dëshiroj t’I bind kolegët e mi se integrimi duhet të ndodh, në mënyrë që në shtetet e rajonit të mos ë ngjarje të papritura. Unë mendoj se BE ka aftësinë për të absorbuar shtetet e Ballkanit Perëndimor” , u shpreh ai.

Sllovenia merr më 1 korrik Presidencën e Bashkimit Europian dhe javën tjetër në Ljubjanë mbahet samiti i Brdo-Brijunit me kryetarët e shteteve të rajonit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE