LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

20 vjet mësuese, për një lapsus të drejtoreshës humbet vendin e punës

8 Tetor 2020, 19:14, Denoncim CNA
20 vjet mësuese, për një lapsus të drejtoreshës humbet

Lindita Topulli mësuese filloreje ankohet në emisionin Fiks Fare se drejtoria e shkollës dhe zyra arsimore e kanë larguar padrejtësisht nga profili i saj ku kishte 20 vite eksperiencë për ta kaluar si mësuese ndihmëse.

Sipas saj shkaku ka qenë vlerësimi i dosjeve nga zyra arsimore dhe drejtoria e shkollës .Lindita thotë se në dosjen e saj vlerësimi në muajin qershor të vitit 2019 ka qenë ?Mirë? ndërkohë në muajin shtator kur ka filluar dhe shkolla është ndryshuar duke u bërë ?Mjaftueshëm?. Ky lloj vlerësimi nga ana e drejtorisë së shkollës, i padrejtë sipas Linditës, i ka hedhur poshtë 20 vitet e eksperiencës si mësuese filloreje duke e kaluar mësuese ndihmëse. Për Fiksin Lindita thotë se nëndrejtoresha e shkollës ka shkuar një herë gjatë vitit për kontroll duke mbajtur shënime me të cilat Lindita nuk ka qenë dakord, pasi shkencërisht ka qenë në rregull. Ndërkohë për refuzimin e firmës Lindita thotë se ka bërë me dije edhe drejtoreshën.Mësuesja kërkon ndihmën e Fiksit, pasi edhe pse ka bërë kërkesë me shkrim për të marrë vlerësimin dhe vendimin që ka bërë komisioni për të nuk ja vënë në dispozicion.

Mësuesja shkon në drejtorinë e shkollës dhe kërkon vlerësimin që i është bërë në muajin qershor 2019, por drejtotesha i thotë të shkojë ditën e nesërme. Lindita shkon sërish të nesërmen takon drejtoreshën Valbona Muço. Ajo i thotë se dosja e vlerësimit të saj nuk ndodhet në drejtorinë e shkollës, por në zyrën arsimore ndaj dhe duhet të shkoj atje për ta kërkuar. Në këto kushte Lindita shkon dhe në zyrën arsimore, por edhe aty i thonë të njëjtën gjë. Dosja e vlerësimit të saj nuk ndodhet as në këtë zyrë.Drejtoresha e ZA Albana Hasanaj e dërgon në DAR Fier për të gjetur dosjen e vlerësimit. Gazetarët e Fiksit duke parë sorollatjet që institucionet shtetërore i bëjnë mësueses shkojnë vetë për të marrë një përgjigje të drejtpërdrejtë si fillim në drejtorinë e shkollës për këtë problem.Drejtoresha Valbona Muço u pranon gazetarëve të Fiksit se në vlerësimin e mësueses është bërë një gabim.Gazetarët i kërkojnë drejtoreshës dokumenta dhe dosje të mësuesve që kanë marrë pjesë në konkurs, por drejtoresha thotë nuk janë në shkollë. Ndërsa për kontrollin e vlerësimit nga nëndrejtoresha ajo thotë se mësuesja nuk është vlerësuar vetëm nga nëndrejtoresha, por i është bërë edhe një tjetër vlerësim me komision dhe dokumenti është në ZA.

Në intervistën e dhënë gazetarëve drejtoresha e ZA thotë se drejtoresha e shkollës ka bërë vlerësimin e mësueses pa pyetur nëndrejtoreshën e cila ka qenë edhe vlerësuesja periodike e mësueses. Drejtoresha e ZA thekson më tej se dosjet e mësuesve patjetër që janë në drejtorinë e shkollës, por mbi të gjitha nuk është në dijeni të komisionit për vlerësimin e mësueses të ngritur nga drejtoresha pas vlerësimit që ka bërë nëndrejtoresha e shkollës.Më tej shpjegon se nuk ka një dokument të tillë. Drejtoresha e Za merr në telefon drejtoreshën e shkollës në prezencë të gazetareve e cila mundohet t?i mohojë faktet. Njëkohësisht drejtoresha e shkollës vendimin e komisionit e ka mbi tavolinë. Kur gazetarët e pyesin se përse nuk ja vuri në dispozicion mësueses kur ajo e kishte kërkuar por e sorollaste sa në një derë institucioni në tjetrën? Drejtoresha përgjigjet se zonja duhet ta kërkojë me shkrim edhe pse mësuese Lindita kërkesën me shkrim e kishte bërë kohë më parë, por përgjigje nuk kishte marrë kurrë!/ Tch

Lajmet e fundit nga