LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive-Mega-skandali në Ministrinë e Brendshme/ Abuzime me tenderin 600 milionësh të SPAK dhe BKH

3 Tetor 2020, 10:52, Denoncim CNA
Ekskluzive-Mega-skandali në Ministrinë e Brendshme/ Abuzime me

Ministria e Brendshme është përfshirë në një tjetër skandal, i cili ka të bëjë me tenderin për blerjen e mobiljeve për Byronë Kombëtare të Hetimit BKH dhe Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur si SPAK.

Pra, një tender 614 milionë lekë të vjetra nga Ministria e Brendshme për Strukturën Antikorrupsion, që ka të gjitha dyshimet dhe veprimet e një skandali ku ?djalli fshihet në detaje?.

Sipas të dhënave të siguruar nga CNA.al, nëpërmjet fotove të mëposhtme, Ministria e Brendshme, në datën 27 korrik 2020 ka shpallur procedurën për blerjen e mobiljeve për dy institucionet e hetimit, të ngritura pas Reformës në Drejtësi, në Shqipëri.

Por, çfarë ka ndodhur në fakt me këtë tender dhe procedurën?

Shpallja duket normale, gjithçka duket thjesht korrekte, por gjatë investigimit CNA.al ka zbuluar se zyrtarët e lartë të ministrisë së Brendshme kanë dashur të futin duart (të paravendosin fituesin) dhe gjithçka ka filluar, pas shpalljes së tenderit.

Procedura duket të jetë komplet abuzive dhe duket se është një nga lëmshet e mëdha të korrupsionit brenda Ministrisë së Brendshme.

Skandali i blerjes së makinës së ministrit, nuk është asgjë përpara kësaj që zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë bërë me shpalljen e një tenderi dhe ndryshimin e rregullave rrugës.

Sipas të dhënave zyrtare, tenderi është publikuar dhe pastaj pa asnjë ankesë, pa asnjë kërkesë, pa asnjë argument, janë shtuar kritere të reja.

Disa çertifikata, të cilat ngrenë të gjitha dyshimet se janë një element që mund t?i plotësojë kompania që kanë dashur zyrtarët e ministrisë së  Brendshme, të fitojë tenderin.

Pra, ngrihen të gjitha dyshimet se tenderi është i paravendosur.

Një skandal i padëgjuar më parë, ku shpallet tenderi, bëhet publik dhe më pas zyrtarët e institucionit, në atë kohë Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca, ndërhyn me një shtojcë, duke ndryshuar rregullat rrugës, duke thënë se tenderi është shpallur në filan datë, por shtojmë edhe këto kritere dhe po shtyjmë edhe disa ditë tenderin.

CNA.al ka mundur të sigurojë nëpërmjet Agjencisë së Prokurimit Publik, shpalljen e tenderit. Gjithashtu më poshtë po publikojmë edhe dokumentin e ministrisë së Brendshme, të ish-Sekretarit të Përgjitshëm, Plarent Ndreca, për ndryshimin e rregullave.

Një tender që shpallet me kritere dhe rregulla të qarta, dhe pasi fillon procedura, ndërhyhet me një shtojcë.

Shtojca sipas dokumentit të mëposhtëm, thotë qartë se ?janë shtuar çertifikata nga produkte konform standardeve europiane, për tavolinë zyre, dollap dhe karrige zyre, sipas kodeve të përcaktuara në këtë shtojcë?.

Këto janë çertifikata shtesë që i janë bërë këtij tenderi. Pra, nuk janë shpallur në fillim të tij, por rrugës. A thua dikush i kishtë harruar apo dikush ka tentuar që këtë tender ta orientojë, atje ku ka dëshiruar dhe më pas në dokumentin e publikuar, thuhet shtyhet afati për dorëzimin e kërkesave nga 14.08.2020 në datën 19.08.2020. Duke i çuar në një afat 5 ditë më vonë, sesa afati i shpallur më parë.

Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara nga APP, dokumentat, sipas e afatit kohor të dorëzimit duhet të ishin gati në datën 14.08.2020. Dhe gjithçka ishte shpallur zyrtarisht në APP.

Me ndërhyrjen dhe shtojcën në dokumentin e Ministrisë së Brendshme, duket qartë se jo vetëm afati, por janë shtuar edhe tre çertifikata.

Në Shqipëri janë të shumta rastet kur tenderat përgatiten me kritere të cilat i shkojnë për shtat fituesit të paracaktuar.

Por, këtë radhë skandali është edhe më i thellë, sepse jo vetëm ka të gjitha dyshimet, për një fitues të paracaktuar, por kjo është bërë për blerjen e dollapeve, tavolinave dhe karrigeve, për zyrat e SPAK dhe BKH, dy institucione që pretendohet se do luftojnë

në korrupsionin.

Ky është momenti, kur të paktën institucioni që do të luftojë korrupsionin në Shqipëri ta fillojë nga mobiljet e zyrës së tij.

Kush është fituesi? Pse po ndryshohet?

Çfarë ka ndodhur me këtë garë dhe pse u ndryshuan kriteret rrugës?

Më tej cna.al do sjellë edhe skandalin që ka ndodhur me Komisionin e Vlerësimit të Ofertave, shpalljen e fituesit, heqjen e tij, shpalljen e një fituesi tjetër, ankimimin në APP dhe një procedure që po zgjat prej disa muajsh në Ministrinë e Brendshme dhe strukturat që janë marrë me këtë tender.

CNA.al  në vijim do publikojë të tjera të dhëna, mbi subjektin e preferuar për të fituar, subjektin që është shpallur fitues, anullimin e tij, shpalljen e subjektit tjetër dhe gjithë përplasjet që kanë ndodhur në Ministrinë e Brendshmë, gjatë kohës që ishte Sekretar i Përgjithshëm, Plarent Ndreca dhe si kanë rrjedhur ngjarjet pas largimit të tij nga detyra.

Por, faktet janë kokëforta. Një tender është shpallur publikisht, më pas kriteret janë ndryshuar rrugës, duke shtuar disa çertifikata, duke shtyrë edhe datat e zhvillimit të tenderit. Duke ngritur kështu të gjitha dyshimet se është tentuar, për të mos thënë ëshët realizuar, orientimi tek një fitues i cili është ?përzgjedhur? nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe me lëvizjen e Sekretarit të Përgjithshëm gjërat, duket se kanë ndryshuar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga