Connect with Us

Skandali 22 milionë euro/ Incenerator apo kaldajë me naftë në Elbasan?!

Aktualitet

Skandali 22 milionë euro/ Incenerator apo kaldajë me naftë në Elbasan?!

Publikuar

-

Thellohet skandali me inceneratorin e Fierit/ Faktet, “këmbanë alarmi” për SPAK

Inceneratorët, korrupsioni qeveritar lidhur me to, skandalet dhe denoncimet kanë qënë të pandalshme dhe të pafundme që nga dita e parë e firmosjes së inceneratorit të Elbasanit.

Ky ishte hapi i parë për futjen e inceneratorëve në Shqipëri, i cili më pas ka shkuar në Fier, dhe në Tiranë.

Ndërkohë që flitet për disa dhjetëra milionë euro të marra nga kompanitë e inceneratorëve, vetëm ai i Elbasanit ka përfunduar, të tjerët ende nuk janë ndërtuar.

Denoncimet në media, përfshirë këtu edhe CNA.al kanë qënë të shumta dhe kanë treguar se kush janë personat e përfshirë në këtë skemë, e cila fillon me Stela Gugallën, bashkëjetuesen e Mirel Mërtirit dhe nënën e dy fëmijëve të tij. Ky është një nga personat e skemës së inceneratorëve, shtetas shqiptar dhe rezident në Bullgari, me një të shkuar të dyshimtë.

Gjithashtu në skemat e këtyre inceneratorëve përfshihet edhe Klodian Zoto, ish-zyrtar socialist. Por, edhe emra të tjerë, të cilët më pas kanë krijuar zinxhir kompanish një në ortakëri edhe me pronarë televizionesh.

Kujtojmë këtu se CNA.al ka raportuar më parë në lidhje me kompaninë e ndërtuar në Bullgari nga Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, në ortakëri me Eva Blushin, bashkëshorten e Ben Blushit. (Lexo këtu). Kjo kompani më pas bleu 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe. Pra, bëhen bashkëaksionerë me pronaren e Top Channel, Vjollca Hoxha.(Lexo këtu)

Skandali i 22 milionë eurove

Përtej gjithçkaje që është thënë dhe është shkruar ka edhe detaje që tani po dalin në dritë. Pra, janë ende të pazbardhura dhe që ditët e fundit kanë filluar të bëhen një shqetësim për zyrtarët lokalë të Bashkisë në Elbasan, por edhe për ministritë përkatëse, të cilat kanë firmosur PPP-në e inceneratorëve.

Sipas burimeve të siguruara nga CNA.al po përgatitet që të bëhet dorëzimi i inceneratorit të Elbasanit, tek bashkia e këtij qyteti. Por, që duket se ka probleme. Dhe autoritetet qendrore dhe lokale nuk po firmosin dorëzimin e tij.

Kjo për disa arsye.

22 milionë euro koncesion për një incinerator në Shqipëri, i cili në fakt nuk dihet nëse mund të quhet i tillë, apo është një kaldajë me naftë për të djegur plehrat.

Sipas kontratës, inceneratori do të investohej nga privati dhe qeveria pas disa kohësh do të fillonte të paguante, do të bënte djegien e plehrave dhe me djegien e tyre do të prodhohej energji dhe avull.

Sot jemi përballë një fakti. Inceneratori, nëse mund të quhet i tillë ky që është ndërtuar në Elbasan, mund të jetë ndezur ndonjëherë për të djegur ca plehra dhe atje është bërë edhe kapsulimi i mbetjeve. Por, ende deri tani askush nuk ka mundur të tregojë apo të provojë se ai prodhon avull dhe energji elektrike.

Një fakt është i sigurtë. Nga një incenerator, i cili duhej të shërbente për zhdukjen e mbetjeve dhe të ruante ambientin, ai që është ndërtuar në Elbasan, është ne fakt një “kaldajë” me naftë.

Pra, nga një incinerator që duhej të ishte me energji elektrike, të prodhonte prap energji me një kosto më të ulët dhe të përfitohej edhe avulli nga djegia e mbetjeve, në fakt kemi një miksim pajisjesh të kthyera në “ngrehina” llamarinash, të cilat nëpërmjet një kaldaje me naftë djegin mbetjet dhe ndotin ambientin.

Pra, me një kosto 22 milionë euro po bëhet një djegie mbetjesh me “kaldajë” nafte, si në shekullin e kaluar.

Ndoshta qeveria nuk e kishte menduar, por ky është një fakt. Dhe tashmë zyrtarët lokalë dhe ata qendrorë, nuk po zgjidhin dot një problem madhor. Atë të faktit sesi do të përfitohet endergjia apo edhe avulli nga ky i ashtuquajtur incinerator, i cili punon me naftë. Dhe shteti shqiptar ka paguar jo pak, por gati 22 milionë euro, në një kontratë koncesionare.

Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, përplasja mes kompanisë koncesionare të Stela Gugallës dhe qeverisë vazhdon të jetë e fortë. Autoritetet duket se janë përballë skandalit dhe faktit se duhet të firmosin një përgjegjësi, e cila mund t’i çojë prapa hekurave. Sepse ende nuk është provuar që inceneratori të ketë të gjitha standardet sipas kontratës së firmosur me qeverinë.

LEXO EDHE:  Si e kanë vjedhur Ministrinë e Drejtësisë, Rilindja dhe LSI?

Për këtë ka pasur edhe akuza se ai është një objekt i madh llamarinash të mbledhura rrugëve të Europës, që ka kushtuar të paktën rreth 7 milionë euro më pak sesa kontrata e firmosur. Por, nga ana tjetër janë hedhur edhe të tjera akuza, se ai nuk ruan mjedisin. Nuk ka standardet e duhura, sipas çertifikatës teknologjike të firmosur nga palët.

Pra, nga një incinerator që duhej të ishte në mbrojtje të mjedisit, ndoshta me energji elektrike apo me gaz, kemi të bëjmë me një “kaldajë” me naftë që djeg plehra dhe ndot ambientin. Përtej asaj që pretendohet se është një incinerator i standardeve të fundit të Bashkimit Europian.

Burime zyrtare i thanë CNA.al se inceneratori i Elbasanit, ende nuk është provuar asnjëherë të prodhojë energji elektrike, apo avull në shërbim të qytetarëve apo Bashkisë së Elbasanit. Kjo tashmë është e provuar.

Sesi do të procedohet më tej dhe kush do jenë personat që do firmosin marrjen në dorëzim të tij. Pra të këtij inceneratori, që mund të quhet një “kaldajë” me naftë e investuar 22 milionë euro nga qeveria, duket mjaft e vështirë, për shkak të përgjegjësive që mund të kenë.

Një tjetër zyrtar i tha CNA.al se në rast se plehërat do të digjeshin nga një kaldajë me naftë, siç po ndodh me inceneratorin e Elbasanit, aty ishte metalurgjiku, plehrat mund të çoheshin në furrënaltat e tij, të digjeshin, të vendoseshin edhe disa filtra në oxhak dhe gjithçka ishte e zgjidhur.

Nuk kishte nevojë që qeveria të paguante 22 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe një ngrehinë llamarinash që punon me naftë të paguhej me miliona euro nga xhepat e shqiptarëve dhe pastaj zyrtarët të kenë frikë të firmosin për shkak të faktit se nuk kanë përballë atë standart që është kërkuar.

Kontrata koncesionare dhe zbatimi i saj, sipas të gjitha akuzave, dyshimeve dhe hetimeve që po kryhen, janë një skandal korruptiv midis bashkëjetueses së Mirel Mërtirit, Stela Gugallës dhe qeverisë shqiptare dhe tashmë gjithçka pritet të zbardhet nga SPAK./ CNA.al

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

“Buzëkuqi” i krimit të Ramës me inceneratorin e Tiranës/ Si do mbulohet hajdutëria dhjetëra milionë euro

Inceneratori i Elbasanit/ Përplasje të forta për kalimin në pronësi të bashkisë

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë

Inceneratori i Elbasanit/ Përplasje të forta për kalimin në pronësi të bashkisë

Politika pas plehrave/ Kush është biznesmeni në hije i monopolit të inceneratorëve

Afera e inceneratorëve/ SPAK vë nën hetim zyrtarë e përfitues të koncesioneve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova bisedime me Bankën Botërore për vaksinën anti-covid

Publikuar

-

Nga

Kosova bisedime me Bankën Botërore për vaksinën anti-covid

Kosova është në bisedime me Bankën Botërore për sigurimin e vaksinës anti-Covid. Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se vendi ynë do të jetë ndër të parët që do të furnizohet me vaksina sapo ajo të dal në treg.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri më tash nga janë ekzekutuar 245 milionë Euro nga fondi prej 365 milionë për t’u dal në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve.

Në kohën kur shtim të madh rasteve të prekur me Covid-19 janë paralajmëruar që mund të merren masa shtesë, por që ende janë duke u shqyrtuar opsionet. Mbyllja thonë se do të jetë e fundit, ndonëse nuk përjashtohet as kjo mundësi.

LEXO EDHE:  CNA denoncoi skandalin me inceneratorët/ Basha thirrje SPAK: Justifikoni ekzistencën tuaj

LEXO EDHE:  Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiçi paralajmëron kolaps ekonomik në rast se mbyllet Kosova sërish. Aktualisht në Kosovë janë mbi 3 mijë raste aktive me Covid-19, ndërsa ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve në baza ditore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ilir Beqja kundër Ramës/ Kodi Zgjedhor ka ende nevojë për të ndryshuar

Publikuar

-

Nga

Ilir Beqja kundër Ramës/ Kodi Zgjedhor ka ende nevojë për të ndryshuar

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ka dalë kundër mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor që u miratuan ditën e djeshme.

Beqja deklaron se Kodi Zgjedhor ka ende nevojë për të ndryshuar, ndërsa pretendon se në këtë sistem zgjedhor ka ende mosbarazi dhe se duhet të ketë numër të parabartë të zgjedhjeve.

Ai kërkoi në Report Tv që të kishim zona zgjedhore me numra të barabartë mandatesh.

Unë me sistemin tonë zgjedhor them se duheshin disa ndryshime të tjera. Mund të hynin në fuqi në 2025. Brenda sistemit tonë rajonal proporcional kemi sërish mosbarazi. Në Kukës janë 3 mandate dhe tashmë do të votojmë për partinë dhe për individin. Unë nëse jam zgjedhës u Kukësit do të zgjedh mes 3 emrash. Nuk është se jemi në kushte të barabarta si zgjedhës të Kukësit ashtu dhe zgjedhësit e Tiranës.

Unë do të isha i parimit që të kishim zona zgjedhore me numra të barabartë mandatesh. Prandaj duhet bërë dhe zona më e madhe. Mos qëndrojmë vetëm tek qarqet por të kemi zona me popullsi të barabartë. Jam partizan që të kemi zona me numër çift mandatesh, sepse nëse në Kukës ose në Shkodër janë 11 ose 3, ti mund ta mundësh kundërshtarin me një votë dhe merr një mandat. Në rastin e një numri çift mund të fitosh me 6 mijë vota por je sërish njësoj. Aq më shumë ka hapësirë ka mundësi që mazhoranca të krijojë koalicion me këdo që të plotësojë 71 vota”, theksoi socialisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Po largohen të frikësuar nga Izmiri/ Qeveria thirrje banorëve: Lironi rrugën për ekipet e ndërhyrjes

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm që shkundi sot Turqinë ka frikësuar të gjithë qytetarët, sidomos ata të Izmirit ku goditja ishte më e fortë.

Banorët e Izmirit kanë marrë makinat dhe po tentojnë të largohen nga qyteti. Megjithatë, kjo lëvizje në masë ka bërë që të bllokohet rruga drejt qytetit duke ua bërë akoma më të vështirë punën ekipeve me ndihma që vinë në drejt të Izmirit.

Për këtë arsye, ministri i Brendshëm i vendit Süleyman Soylu u bëri thirrje qytetarëve që të mos i përdorin makinat.

Në një postim në Twitter, ai shkruan se ekipet në terren i kanë të gjithë, nga tendat tek batanijet e enët e kuzhinës, e vetmja gjë për të cilën ata kanë nevojë është rruga.

LEXO EDHE:  Observation /The “enemies” of Vjollca Hoxha and Ben Blushi revealed

LEXO EDHE:  Akuzat për shpërdorim detyre/ Zbardhen emrat e zyrtarëve që kallëzoi Meta në SPAK

“Kërkesa jonë për qytetarët e Izmirit është, ju lutemi, të mos i përdorni makinat. Tenda, batanije, kuzhina të lëvizshme, spitale, ne i kemi të gjitha gjërat e nevojshme. Ekipet tona janë duke punuar. E vetmja gjë për të cilën ne kemi nevojë është rruga. Ju lutemi lirojeni rrugën për ekipet tona të ndërhyrjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE