LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas Albërije Hadërgjonaj, Roza Lati "shpërthen" kundër Arkiva Shqip: Boll zutë dhjamë me b*thën tuaj të ulur në karrige

20 Shtator 2020, 13:55, Lifestyle CNA
Pas Albërije Hadërgjonaj, Roza Lati "shpërthen"

Pak javë më parë  këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ndau me të gjithë ndjekësit e saj lajmin se ka ndërprerë kontratën me kompaninë që i menaxhonte kanalin e saj në Youtube. Sipas këngëtares kompania po përfitonte nga puna e saj dhe nëpërmjet një postimi bëri të ditur shkëputjen nga Arkiva Shqip. Gjithashtu Albërija pati një përballje me drejtuesit e Arkiva Shqip ku i akuzoi publikisht se e kishin shfrytëzuar, keqpërdorur dhe se ishin një mashtrim.

Por sot një tjetër personazh i njohur, moderatorja Roza Lati ka treguar se videoja e saj ku ka qenë e ftuar në Abc News është fshirë nga Arkiva Shqip.

?Miq videoja ime te intervista në Abc News që sapo është hequr, është hequr dhe është bllokuar nga Arkiva Shqip, Acromax, se Acromax i Arkivës është. Mesa duket Arkiva është bërë xheloz që kam 342 komente aty dhe duan që të gjithë atë vëmendje dhe gjithë ato klikime që unë pata te videoja ime, me fytyrën time, në Insatgramin tim i duan ti orientoj njerëzit në kanalin e Youtube që të marrin klikime dhe të marrin lekë Arkiva sepse kështu e kanë marrëveshjen me Abc News. Ligjërisht kur ABC News i thotë lirojeni videon e Rozës sepse ka të drejtën nga ne ta postojë në Instagramin e vet  dhe ata nuk po i lirojnë kam përshtypjen se nuk po i lirojnë prej inati. Edhe po më vjen shumë keq për këtë pjesë. Arkiva ju lutem boll zutë dhjamë me bythën tuaj të ulur në karrige duke përfituar fitime monetare nga gjithë njerëzit e tjerë. Boll na pitë gjakun.

Më vjen shumë keq që qëndroni kaq kokëfortë dhe nuk më lejoni këtë video që unë kam folur për bullizmin, kam folur dhe për historinë time.

Videoja pati kaq shumë impakt saqë po më vjen që nuk po ma lirojnë, madje unë kam çuar dhe imail ankesë tek Acromax duke thënë ju lutem lironi videon sepse unë nuk kam kontratë as me Abc News, nuk kam kontratë me asnjë për imazhin tim, intervistat e mia që dal unë mund ta postoj në Instagramin tim, intervistën që dal unë nuk ka logjikë të më bllokoni videon. Është absurde mirë që nuk më keni kthyer përgjigje edhe i thoni Abc që lejohet vetëm në një minutë t?i postoj në rregull. Unë videot e mia mesazhet e mia për bullizmin dhe për ti dhënë forcë të rinjve meqë i doni vetëm me një minutë në rregull. Po i ripostoj sërish videot me një minutë  se mos mi bllokoni prap. I lini vend vetes dhe ti them bravo Albërije Hadërgjonaj që ia ke kthy keq Arkivës sepse kështu e meritojnë. Ja ku jam edhe unë e pakënaqur nga Arkiva Shqip ?, është shprehur Roza Lati në video postimin e saj në Instagram./ CNA.al

 

 

 

A post shared by Roza Lati (@roza_lati) on

Lajmet e fundit nga