web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Infektohen me Covid-19 dy mësues të një gjimnazi në Elbasan

19 Shtator 2020, 19:34, Lifestyle CNA

Mes 153 rasteve pozitivë me Covid-19 që u raportuan sot nga Ministria e Shëndetësisë, nëntë prej tyre janë vetem në Elbasan.

Sipas asaj që raporton ABC news, mes të infektuarve janë edhe dy mësues të shkollës së Mesme të Përgjithshme Anastas Çakalli në njësinë administrative, Kuqan.

Në rrethin e Elbasanit aktualisht janë 10 mësues, aktivë me koronavirus.

Elbasani numëron 274 raste aktivë me Covid-19, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në këtë qark kanë humbur jetën 23 persona nga kjo sëmundje./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga