Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Nga Euan Ashley ?Los Angeles Times?
Një mësues që po mendonte ta braktiste këtë profesion për shkak të koronavirusit, më kontaktoi kohët e fundit. Ai kishte lexuar se infeksioni shkakton një valë sëmundjesh kardiake, dhe mbi pacientët simptomatikë për javë apo muaj me radhë, pasi ishin shëruar nga infeksioni i tyre fillestar me koronavirus.
Ai ishte i shqetësuar për rikthimin e vet në shkollë, për mundësinë e bartjes së virusit në shtëpi, dhe infektimin e familjes së tij. Sigurisht, problemet e vazhdueshme shëndetësore pas shërimit nga Covid-19, duket se janë të zakonshme.
Në një studim italian, 87 për qind e pacientëve raportuan të paktën një simptomë dy muaj pas fillimit të sëmundjes. Një studim tjetër në Gjermani, raportoi se midis pacientëve të shëruar së fundmi, 78 për qind e tyre kishin një anomali të zbuluar nga skanimi me rezonancë magnetike i zemrës.
Një studim tjetër evropian, duke përdorur ultratingujt tregoi se 55 për qind e pacientëve të shtruar në spital, kishin parametra jo normalë të zemrës. Një studim tek sportistët e shëruar nga Covid, zbuloi se rreth 40 për qind e tyre kishin një anomali të zemrës pas skenarit MRI.
Pra, a duhet të shqetësohemi për miliona pacientë me sëmundje të zemrës, të shkaktuara nga Covid-19?
Përgjigjja nuk është aq e thjeshtë. Shumica e pacientëve me koronavirus nuk kanë simptoma, ose i kanë ato minimale. Sipas disa vlerësimeve, rreth 40 për qind janë asimptomatikë, dhe rreth 40 për qind të tjera sëmuren lehtë.
Përveç kësaj, profesioni i mjekut na ka mësuar ndër shekuj, që pas një sëmundjeje virale, një grup i vogël pacientësh do të duhet të presin të kenë një shërim që zgjat më shumë në kohë. Sindroma e lodhjes që e pason gripin e zakonshëm, njihet mjaft mirë.
Ndaj pritet që një lodhje afatgjatë të ndjekë mononukleozën infektive. Këto simptoma post-virale nuk zhduken menjëherë. Nuk është habi pse po shohim prova se Covid-19 ndikon
në trup përtej mushkërive. Që në fillim të pandemisë, shkencëtarët e dinin se ?brava? që ?zgjedh? virusi të hapë për të hyrë në qelizat tona (një receptor i njohur si ACE2), është e pranishme në qelizat e zemrës, veshkës dhe sistemit gastrointestinal.
Ne do të prisnim të gjenim prova të sistemit imunitar, që e lufton virusin në secilën prej këtyre indeve, sidomos me teknologjinë e skanerit MRI. Shumica e pacientëve shërohen plotësisht, madje edhe në rastet e miokarditit, një inflamacion i rëndë i zemrës ku qelizat imune pushtojnë vazhdimisht zemrën, një simptomë që duket se është e pazakontë në mesin e pacientëve me Covid-19.
Së fundmi, studimet e raportuara në Evropë mbi dëmet e shkaktuara nga koronavirusi në zemër, përfaqësojnë popullata më të prekura sesa mesatarja. Kështu në studimin gjerman me MRI, pacientët ishin prekur më rëndë nga dëmet në zemër sesa popullata në përgjithësi.
Prandaj titujt e fundit në media për një valë të ardhshme të sëmundjeve së zemrës, janë spekulative, ose të paktën të parakohshme.
Ajo që harrohet është se sëmundjet ekzistuese të zemrës nuk janë zhdukur nga qarkullimi. Fatkeqësisht, disa pacientë vazhdojnë të hezitojnë të vijnë në spital kur ndiejnë shenjat klasike të një sulmi në zemër – një ngushtim në gjoks që mund të përhapet në qafë, nofull ose krahë, të përziera, marramendje dhe palpitacione të zemrës.
Mjekët e zemrës përdorin një frazë:Koha është flori. Sa më gjatë që pret dikush që ka pësuar një sulm në zemër, aq më shumë funksione të zemrës mund të humbasin, dhe aq më i madh është rreziku për jetën e tij. Mesazhi është i qartë: Mos prisni.
Më shumë se 6 milionë amerikanë janë dokumentuar zyrtarisht si të infektuar me SARS-CoV-2, e cila shkakton sëmundjen e Covid-19. Disa vlerësime thonë se numri duhet të jetë 5 herë më i lartë nëse përfshihen edhe rastet e pa dokumentuara.
Me kaq shumë raste, komuniteti mjekësor duhet të përgatitet të monitorojë me kujdes përqindjen e vogël të pacientëve që kanë simptoma të vazhdueshme. Përveç testimit në spital, aplikacionet digjitale mund t?i ndihmojnë mjekët të monitorojnë nga shtëpia simptomat e pacientëve të tyre.
Lajmi më qetësues në lidhje me simptomat kronike të Covid-19, është se sa shumë kemi mësuar në lidhje me shmangien dhe trajtimin e Covid-19 akut. Ritmi i përparimit shkencor, ka qenë marramendës – më shumë se 50.000 studime janë botuar vetëm këtë vit mbi Covid-19.
Tani e kuptojmë mirë dinamikën e transmetimit SARS-CoV-2, dhe për pasojë dimë se si të hartojmë strategjitë parandaluese për të zvogëluar ekspozimin tonë ndaj virusit (maskat, distancimi social, ventilim i ambienteve të mbyllura, të dalurit jashtë).
Ne e dimë se kush është më i rrezikuar (të moshuarit, të sëmurët kronikë, invalidët). Kemi trajtime që janë dëshmuar se shpëtojnë jetë njerëzish (steroidi deksametazon), apo që e zvogëlojnë ndikimin e sëmundjes (ilaçi antiviral remdesivir).
Vaksina të shumta premtuese janë në fazën e fundit të testimit, dhe ka të ngjarë që t?i raportojnë rezultatet e tyre gjatë 2-3 muajve të ardhshëm. E gjitha kjo duhet të na japë shpresë. Pasi i shpjegova mësuesit disa nga kontekstet e studimeve për të cilat shqetësohej, ai më tha se nuk do ta linte punën si mësues, të paktën jo tani.
Shënim: Euan Ashley, është profesor i mjekësisë kardiovaskulare dhe gjenetikës në Universitetin e Stenfordit, SHBA./ Përshtatur nga CNA.al
Këngëtarja kosovare Fjolla Morina është vënë në pranga nga p...
Naike Rivelli, vajza e aktores Ornella Muti, së bashku me të...
Këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus po punon për albumi...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Lediana Fratari ka rrit...
Dojna Mema është një nga moderatoret më të pëlqyera dhe të k...
Reperi Big Basta prej vitesh jeton në Zelandën e Re së bashk...
Mbrëmjen e kaluar është mbajtur kompeticioni i bukurisë “Mis...
Kemal bën ligjin në shtëpi tani që Mesude është paralizuar n...
Ajo është një blogere e cila është bërë shumë e njohur në r...
Elisa de Panicis është një modele italiane shumë e përfolur ...
Anneta Eve është një influnecuese në Instagram e cila ka një...
Pak javë më parë, CNA.al publikoi skandalin e ministrit të B...
Aktorja e famshme Sharon Stone nuk e kupton pse edhe në të 6...
Georgina Rodriguez komentohet në mediat rozë si një vajzat m...
Pak kohë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexh...
Këngëtarja dhe tekstshkruesja, Rozana Radi shpesh herë ndan ...
Hande Erçel dhe Kerem Bursin, prej kohësh po përfliten në me...
Futbolli është një ndër sportet më të dashura jo vetëm për d...
Moderatorja shumë seksi e sportit, Eva Murati po shijon ditë...
Aplikacioni Tik Tok është kthyer në një nga më të përdorurit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...