web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jam duke u dridhur”/ Bebe Rexha rrëfen tmerrin e përjetuar nga tërmeti

20 Shtator 2020, 11:44, Lifestyle CNA

Këngëtarja Bebe Rexha ka treguar përjetimin e tërmetit të fundit që u shënua në Californi me magnitudë 4.5 ballë.

Nëpërmjet një statusi në Twitter këngëtarja rrëfeu se është zgjuar e tmerruar në shtëpinë e saj, nga lëkundjet e mëdha, dhe i druhej një gjendje akoma më të keqe.

Ajo shprehet se ende po dridhej kur po shkruante këtë status për ndjekësit e saj në Twitter, për të cilët shprehet se shpreson që të jenë mirë.

?U zgjova nga një tërmet, jam duke u dridhur, nuk e di çfarë po ndodh me mua. Prisja që të jetë më keq. Shpresoj që jeni mirë. Ju dua?, ka shkruar ajo.

Bebe Rexha banon në qendër të qytetit Los Angeles, ku afër ishte edhe epiqendra e tërmetit, magnituda e të cilit ishte 4.5 ballë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga