Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Mjafton të bësh një vëzhgim në fletushkën e falimentuar, e administruar nga Ben Blushi, në pronësi të Vjollca Hoxhës për të kuptuar si përdoret media për interesa klienteliste, shantazh dhe korrupsion. Televizionin po e lemë mënjanë përkohësisht dhe segmentet e tij.
Një media totalisht e përdorur dhe për ta kuptuar, po shikojmë një nga rubrikat e saj. Atë që quhet ?investigim?.
Në fakt ka qënë shumë e rëndësishmë kjo rubrikë në gazetë, sa që e çoi këtë të fundit drejt falimentimit, për shkak të humbjeve të shumta. Por, tani e kthyer në portal kërkon të shërbejë si ?armë? e Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit, kundër ?armiqve? të tyre.
Shikojmë emrin e parë, janë disa shkrime kundër biznesmenit Pandeli Carapuli, një ndërtues që në Tiranë e botën e biznesit e njohin profilin e tij qytetar.
Por, pse sulmohet Pandeli Carapuli?
Thjeshtë dhe vetëm sepse Ben Blushi rrëmbeu gati 6 mijë metër truall, përpara një fshati turistik në Dhërmi. Blushi shkoi dhe mori hyrjen deri tek bregu, hyrjen dhe daljen nga deti, ku ai kishte pronën e tij. Por, me publikimin e skandalit në media, kjo pasuri u çregjistrua.
Por, Pandi Carapuli tani është shpallur ?armik? dhe ndaj tij filloi sulmi.
Më tej vjen i dyti, shohim se ka dhjetëra shkrime kundër Alban Jahos, ish-drejtori i Digitalb, një nga menaxherët e suksesshëm të historisë së Top Medias, bashkë me të është sulmuar edhe bashkëshortja e tij.
Pse është sulmuar Albani? Çfarë ka ndodhur?
E vërteta qëndron tek përplasjet dhe qëndrimet që ky i fundit pati me Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin, me largimin e tij nga Digitalb, dhe më pas përplasjen që ndodhi mes aksionerëve në këtë kompani. Alban Jaho duhej sulmuar dhe ?kryqëzuar? sepse Blushi dhe Vjollca nuk mund të pranonin që suksesi të ishte kundër tyre.
I treti në liste është Aleksandër Frangaj, pronar i Tv Klan, sërish për çështjen e Digitalb. Duket se është një sulm nga Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha, si një ?armik? i pandalshëm, kjo për shkak të debateve mbi administrimin e kompanisë ku janë bashk- ortakë por Vjollca duke përdorur Ben Blushin, ashtu si rrëmbeu aksionet e Top Channel kërkoi të merrte edhe aksionet e Digitalb.
Në sulmin ndaj tij dhe disa personazheve të tjerë kemi kontribuar edhe në si CNA.al.
Më tej, i katërti shohim se është sulmuar ish-ministri i Financave, Ridvan Bode. Gjithçka thjeshtë dhe vetëm sepse CNA.al dhe editori i saj Elvi Fundo publikuan gjatë muajit shkurt, mars dhe prill një dosje të madhe investigimesh në lidhje me pasurinë e Ben Blushit, dhe skemat e skandaleve të inceneratorëve, lidhjet e drejtorit të Top Channel, apo ortakërinë e Vjollca Hoxhës, pronares së Top Channel me paratë e aksionerëve të inceneratorëve, që paguhen nga taksat e shqiptarëve.
Le të shkojmë më tej, shohim se i pesti i sulmuar është ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi, i cili tashmë nuk është në detyrë. Një sulm i pandalshëm ndaj tij nga Ben Blushi, njeriu që dikur e ka futur Nikon në hullitë e politikës, por sot duket se Blushi e ka shpallur ?armik? Niko Peleshin dhe nuk i del inati se pse ky i fundit u bë zv.kryeministër dhe Beni ngeli me ?gisht në gojë? dhe e hodhën ?në kosh të plehrave?.
Arben Reli, i cili në fakt është një ndërtues nga më të vjetrit në Shqipëri, i gjashti dhe më i sulmuari i kohëve të fundit.
Duke shfrytëzuar një shoqërim të tij për një ndërtim të pretenduar si i paligjshëm, një çështje që është e mbyllur dhe e fituar në sistemin e drejtësisë, Ben Blushi kërcet sulme, akuza ndaj biznesmenit Reli, ashtu si dhe ndaj biznesmenëve të tjerë.
Zoti Reli është sulmuar sepse njerëz të historive rozë të familjes së Vjollca Hoxhës kanë përplasje në lidhje me çështje pronësie dhe investimesh.
Një tjetër biznesmen i sulmuar është Nadir Çausholli, i CFO Pharma. Ai është i shtati sulmuar ashpërsisht, jo vetëm nga gazeta ?Shqip?, por edhe nga Top Channel, dhe më pas ata janë kthyer në bashkëpunëtorë të ngushtë. Çausholli në atë kohë u përplas ashpër, duke shkuar edhe në akuza se po ndodhte një sulm ndaj tij, duke pretenduar edhe për gjobëvënie nga media, por mesa duket Çausholli me ?qetësi dhe dashuri? e zgjidhi, duke filluar reklama dhe sponsorizime për Top Channel.
Dy emra e tjerë që sulmohen janë nga politika. Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku. Sulmohet Belinda Balluku dhe Arben Ahmetaj, e para sepse nuk i shkon urdhrave dhe linjës Blushi dhe inceneratorëve, i dyti për historitë e tij në qeveri që përplasen me interesat e Blushit dhe Hoxhës.
Por, si qëndron e vërteta?
Ka një histori inceneratorësh, ku Ben Blushi është zhytur aty brenda, është zhytur në ortakëri me bashkëshorten e tij, që është aksionere në EM Capital Group, një kompani e themeluar në Bullgari, e cila më pas ka ardhur dhe ka blerë 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, mbajtësen e emrit tregtar Lori Kafe, dhe duke paguar jo pak, por 2.2 milion dollarë. (Lexo këtu)
Inceneratorët dhe pronarët e tyre, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë filluar të kenë problematika, përplasje të forta apo edhe historitë e fundit, që nga mbetjet e Durësit, inceneratori i Fierit, dhe skandale që shkojnë në vlera deri në 300 milionë euro që paguhen me taksat e shqiptarëve.
Kundërshtitë e Belinda Ballukut, dhe Arben Ahmetajt në qeveri për pagesa disa dhjetëra milionë euro, duket se kanë bërë që këta të fundit të jenë pjesë e sulmeve të Blushit në fletoren e tij të falimentuar.
Dhe jo vetëm kaq. Edhe tendera të caktuar, personazhe të caktuar, shkojnë dhe sulmohen për qëllime krejtësisht klienteliste. ?Goditje në ballë?, për të bërë atë që kërkon Blushi. Atë që kërkon Vjollca, që dikush të përgjigjet, apo të ?rrijë urtë?, sipas kërkesës që i është çuar. Tunelii rrugës Kardhiq-Delvinë, shkon tek interesat e Benit dhe ortakërive të tij. 
Këtë e shikojmë të shkruar të zezën mbi të bardhë në fletushkën e falimentuar, e përdorur si kamikaze, kundër interesave të qytetarëve, kundër misionit që ka vetë media. Por, thjeshtë dhe vetëm një marionetë ndaj biznesmenëve.
Nuk publikon asnjë fjalë kundër Edi Ramës. Asnjë sulm ndaj ministrave të tij. Dy të sulmuarit e vetëm janë së fundi Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku, sepse kanë qëndrime të kundërta ndaj çështjes së inceneratorëve apo si janë binsur Blushit që së fundi as Rama sja hedh me quret.
Biznesmeni Arben Reli, biznesmeni Pandeli Carapuli, biznesmeni Nadir Çausholli, apo edhe pronari i Tv Klanit, Aleksandër Frangaj, sulmohen totalisht, thjeshtë dhe vetëm për përplasje interesash, për kompani, ndërtime, apo pasuri, ortyakëri, prona etj.
Më tej janë dy personazhet e tjerë, Niko Peleshi dhe ish-ministri i Financave, Ridvan Bode.
Një listë prej këtyre njërëzve, Ben Blushi dhe ?ushtarët? e tij që vijnë vërdallë në fletoren e tij e falimentuar i ka sulmuar ndoshta edhe për shkakun tonë, sepse ne kemi hapur dosjen e tij. Që ne të heshtnim, ai ka sulmuar personazhe të tjerë.
Por, Beni ende nuk e ka kuptuar që njerëzit ecin vetë,ai ecën vetem me shantazhe dhe presion.
Nuk ka nevojë të sulmosh asnjë, as për interesat e historive rozë të Vjollca Hoxhës, të pronave në Dhërmi, në Dardhë a gjetkë, apo për interes të inceneratorëve.
Mbrojtja e tyre është thjeshtë dhe vetëm avokatia e korrupsionit që Ben Blushi kërkon të bëjë nga ana tjetër. Sepse historia e inceneratorëve është një skandal korrupsioni, ndërsa pjesa tjetër e sulmeve që zhvillohet, duket se është qartë thjeshtë dhe vetëm një interes personal i Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës, për të marrë atë që ata kërkojnë. Që nga pronat në Dhërmi, në Moravë të Korçës, duke shkuar tek Aleksandër Frangaj apo tek Nadir Çausholli, Arben Rreli e kështu me radhë.
Pra, në të gjithë misionin e fletores së Ben Blushit, që përdoret për sulme publike ndaj ?armiqve? të tij shikon thjeshtë dhe vetëm një fakt, akuza, shpifje dhe sulme klienteliste, të bëra në momente të caktuara, kur ka interesa Vjollca apo vetë Blushi.
Mjafton ta lexoni fletushkën e falimentuar, herë pas here, për të kuptuar se çfarë halli ka për inceneratorët, a është mërzitur Ben Blushi se e kanë sulmuar, cili nga drejtorët që është prishur me Vjollcën, kush e ka mërzitur ish-shefen, cili nga pronarët e televizioneve apo bashkëaksionerët në kompanitë me Vjollcën nuk është sjellë mirë kohët e fundit dhe cili nga ministrat ia ka prishur qejfin Blushit apo Vjollca Hoxha. Pa folur për histori me pullë të kuqe që publikisht i dinë të gjithë.
Ka edhe emra të tjerë që sulmohen por ditë pas dite do i sjellim një e nga një.
Kohët e fundit në shkrimet e tyre ata kanë zbuluar ?armiqtë?, që bëhen shembull që të tjerët të heshtin dhe të mos ngrenë kokën kur del përpara Ben Blushi, argati i shoqes V. që në fakt të dy bashkë duket si një ?çift kooperativistësh?, të kthyer në ?mjelësa? të qeverisë që sytë i kanë tek sulmet ndaj biznesit.
Gjithcka fillon me skandale nga inceneratorët dhe që përfundojnë tek ortakëritë apo pronat në bregdet./ CNA.al



















Top Channel dhjetëra shkrime e kronika kundër Nadir Çaushollit/ Sot transmeton reklamat e tij
Katër skandale dhe akuza që Ben Blushi si fsheh dot
Çfarë halli ka Vjollca Hoxha në majë të Moravës?!
Publikohet dokumenti/ Ben Blushi grabit pronën në bregdet, me ndihmën e Ramës
272 pyetje publike apo ditë burgu për Ben Blushin?!
Zbulohet pse iu hoq viza amerikane Ben Blushit
Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit
Ekskluzive/ Ambasada amerikane i heq vizën Ben Blushit
Foto ekskluzive/ Ben Blushi kapet me ortakun e inceneratorëve dhe Vjollcës
Pse Blushi nuk ndahet dot nga krimi?
Dokumentet/ Ben Blushi shtoi pasurinë një miliard lekë, me Rilindjen
Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës
Nga Korça, në Vlorë/ Ben Blushi ?hajdut? tokash, si u pasurua me ardhjen e Rilindjes
Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin
Një denoncim i fortë është bërë nga ish-kryeministri Sali Be...
Të shumta kanë qenë rastet kur emisioni “Stop” në Tv Klan ka...
“Fshihen rastet me Covid-19 në Universitet!”Kështu deklaron ...
Sazan Guri ka postuar këtë mbrëmje një koment i cili mund të...
Emisioni “Stop” ka trajtuar këtë të martë një histori të çud...
Investimet e huaja në Shqipëri, janë ndoshta ndër ato biznes...
Një prokurim i hapur në 29 qershor në AKEP, i verifikueshëm ...
CNA.al ka raportuar ditë pas dite problematika të ndryshme ...
Ish-drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojav...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Gazetari dhe eksperti i Ekonomisë Klodian Tomorri, zbulon nj...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Së fundmi në media janë publikuar disa fakte dhe denoncime t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë detaje nga të shtën...
Qeveria shqiptare prej kohësh ka nxitur investiorët vendas t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...