Connect with Us

Top Channel dhjetëra shkrime e kronika kundër Nadir Çaushollit/ Sot transmeton reklamat e tij

Politikë

Top Channel dhjetëra shkrime e kronika kundër Nadir Çaushollit/ Sot transmeton reklamat e tij

Publikuar

-

Biznesmeni Nadir Çausholli është ndoshta ndër emrat më të përmendur në media. Në vitin 2015, biznesmeni Çausholli u arrestua në lidhje me skandalin e recetave të rimbursueshme ku më parë po për të njëjtën mënyrë vjedhje të parave publike u gjykuan dhe ish-zyrtar të drejtorisë rajonale të Fondit të Kujdesit Shëndetësorë Tiranë.

Nadir Çausholli ne Gjykate

Por ai u lirua vetëm një vit më vonë, në tetor të vitit 2016.

Por, emri i Çaushollit u rikthye sërish në vëmendjen mediatike rreth një vit më parë, kur Televizioni Kombëtar, Top Channel, filloi një “luftë” të ashpër me një ndër kompanitë kryesore farmaceutike në vend, CFO Pharma, me pronar biznesmenin Nadir Çausholli.

Gjithçka filloi në muajin shkurt të vitit 2019, ku emisioni Top Story, në një kronikë të datës 27 shkurt akuzonte Fondin e Kujdesit Shëndetësor, se favorizonte një kompani farmaceutike, në lidhje me barnat e rimbursueshme, edhe pse nuk përmendej emri i kompanisë. (Lexo ketu)

Më pas u bënë edhe dhjetëra kronika nga gazetarët e Top Channel në lidhje e këtë kompani farmaceutike, ndaj të cilës hidheshin akuza të forta.

Në 23.03.2019, u publikua një denoncim, për një produkt të kompanisë CFO Pharma. Bëhet fjalë për një ilaç të quajtur “Oledrohot”, që përdoret si antigripal. Video u publikua nga Lolita, e cila pretendonte se është denoncuar nga një farmaciste, dhe thuhej se këtij bari i fshihet data e skadencës.

Në lidhje me këtë denoncim, Gazeta Shqip shkruante se “Oledrohot” vjen nga kompania CFO Pharma, me administrator Nadir Çaushollin. Ky i fundit është akuzuar në të kaluarën për skandalin e rimbursimit të barnave, duke i shkaktuar një dëm prej 2.2 milion eurosh. Por pas një procesi gjyqësor, fitoi pafajësinë dhe sot është rikthyer në tregun farmaceutik. (Lexo këtu) .

Por, kronikat vijuan më tej ditë pas dite. Në datën 17.04.2019, Top Story akuzonte biznesmenin Nadir Çausholli, se kishte përdorur ka përdorur një portal për të denigruar Top Story-n dhe televizionin Top Channel, duke iu referuar kështu një shkrimi të datës 28 Shkurt 2019 në këtë portal, që drejtohet nga gazetari Çim Peka.

Top Story pretendonte se rasti konkret i publikuar nga syri.net, tregon më së miri se si ky portal është vënë në shërbim të shpifjes, me një shkrim të sponsorizuar nga biznesmeni Çausholli.(Lexo këtu)

Në 18.04.2019, sipas, Top Channel Çausholli është thirrur në prokurori, me akuzën shantazh ndaj mediave.

“Një ditë pas transmentimit të Top Story, biznesmeni Nadir Çausholli u thirr sot në prokurori për të dhënë shpjegime lidhur me letrën e dërguar prej tij tek Ministria e Financës.

Në letër, biznesmeni kishte keqpërdorur emrin e autorit të Top Story-t për të nxitur një konflikt me pronarin e Ora Neës, Ylli Ndroqin.”-thuhej në kroniken e Top Channel. (Lexo këtu)

Në një tjetër kronikë të datës, 17.05.2019, Top Channel akuzon kompaninë farmaceutike se ua shet pensionistëve një ilaç për veshkat, 180 herë më shtrenjtë.(Lexo ketu) 

Në 20.05.2019, Top Channel publikon një tjetër kronikë, ku ndër të tjera thuhej se “Mashtrimi me çmimin e shitjes së ilaçit Soludamin nga kompania CFO Farma është shtrirë në të gjithë vendin. Të afërmit e të sëmurëve me veshka thonë se u është dashur të kufizojnë ushqimin e fëmijëve për të blerë ilaçin që shitet 180 herë më shtrenjtë se çmimi që duhet të ishte.”

Gazetarët tanë në rrethe gjetën fakte në vijim të denoncimit të Top Channel dy ditë më parë. Ndërkohë që në farmaci të njëjtin ilaç e gjen me etiketa false me çmim 1300 lekë dhe me etiketë të rregullt me çmim 74 lekë. E gjithë kjo skemë mashtrimi po hetohet nga autoritetet shtetërore, ndërsa janë grumbulluar fakte mjaftueshëm. (Lexo këtu)

Në 21.05. 2019, Top Channel publikoi një tjetër kronikë, ku thuhej se pas publikimit të kronikës në lidhje me mashtrimin me ilaçin e veshkave, policia i është drejtuar prokurorisë.

“Top Channel mëson se grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe administratorin e CFO Farma Nadir Çausholli i cili gjithë mashtrimin me qindra milionë lekë e ka justifikuar me një gabim njerëzor në vendosjen e pullave të çmimit.

Kujtojmë se ilaçi soludaim që duhet të shitet vetëm 74 lekë, kompania i vendoste çmimin 1300 lekë.”-thuhej në kronikën e Top Channel. (Lexo ketu)

Në 30.05.2019, në një kronikë të Top Channel, pretendohej se administratori i kompanisë CFO Farma. Ai është pyetur se pse medikamenti me emërtimin soludaminë është shitur nga kompania e tij me çmim 180 herë më të lartë dhe me etiketë false.

“Nadir Çausholli e justifikon këtë fakt me një gabim njerëzor në vendosjen e etiketës, por ndërkohë ky ilaç me etiketë false dhe çmim të rritur është ende në treg.

Sot më 23 maj, në Korçë të sëmurët me veshka e kanë blerë këtë ilaç 13 mijë lekë të vjetra ndërkohë që në farmaci para pak ditësh ka ardhur furnizimi me etiketën e re dhe cmim 180 herë më pak.

LEXO EDHE:  Rama i kthehet me të njëjtën gjuhë Blushit/Ke lidhje të forta me tepsinë, por ...!

Këto 2 ilaçe me çmime të ndryshme janë prova se është shkelur neni 143 dhe 188 i kodit penal që parashikojnë dënimin nga gjobë deri në 5 vite burg. Këto prova dhe të tjera të paraqitura para prokurorisë janë të mjaftueshme që kjo dosje penale për zhavtje të të sëmurëve të mos mbyllet nga ana e prokurorisë së Tiranës.”-thuhej në kronikën e Top Channel. (Lexo ketu)

Në 03.06.2019 , Top Channel transmetoi një tjetër kronikë, ku thuhej se “Hetimet për mashtrimin me ilacin soludaminë kanë ngecur edhe pse ekzistojnë të gjitha faktet dhe provat se kompania CFO Farma ka mashtruar në treg duke shitur një ilaç 18 herë më shtrenjtë, por edhe ka faksifikuar dokumentet shtetërore”. (Lexo ketu)

Në datën 05.06.2019, Top Channel publikon një tjetër kronikë, ku thuhet se “Abuzimi me çmimin e medikamentit Soludamin nga subjekti farmaceutik CFO PHarma duke e shitur atë 18 herë më shumë se sa çmimi që kishte miratuar komisioni i çmimit të barnave do t’i kushtojë kësaj kompanie një gjobë 10 fish sa përfitimi në mënyrë abuzive që ka pasur kjo kompani nga shitja e Soludaminës.(Lexo ketu)

Në 12.06.2019, Top Channel publikon një kronikë, ku biznesmeni Përparim Sulkaj akuzonte Nadir Çaushollin për mashtrim.(Lexo ketu)

Në 14.06.2019, sërish publikohet një tjetër dëshmi e Përparim Sulkaj, i cili pretendon se nëpërmjet mashtrimit Nadir Çausholli ka mundur ti marrë “Spitalin Gjerman”. (Lexo ketu)

Në 17.06.2019, Top Channel thotë se CFO Pharma do të penalizohet me gjobë 10-fishin e përfitimit abuziv nga shitja e medikamneiti “Soludamin”.

“Agjencia e Barnave pasi ka investiguar të gjithë tregun farmaceutik dhe ka marrë informacionin e nevojshme në të gjitha depot farmaceutike pritet që të presë këtë të hënë fletë gjobën ndaj “CFO Pharma”.-thuhej në kronikën e Top Channel. (Lexo ketu)

Në 10.09.2019, në një ndër kronikat e Top Channel thuhej se “Administratori i kompanisë CFO Pharma, Nadir Çausholli është paraqitur në ambientet e drejtorisë së policisë Tiranë, ku i është komunikuar akuza lidhur me mashtrimin që ai dhe kompania e tij bënin me ilaçin e quajtur Soludamin.

Në dokumentin që Top Channel disponon, prokurori i çështjes Kreshnik Ajazi, ka vendosur që pas hetimeve të kryera, të marrë në të pandehur Nadir Çaushollin, duke e akuzuar për tre vepra penale: Mashtrim i kryer më shumë se një herë; Manipulim i tregut dhe Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve i kryer më shumë se një herë.”. (Lexo ketu)

Në 01.10.2019, Top Channel publikon akuzat, që prokuroria kishte ngritur ndaj biznesmenit Çausholli.

Sipas Top Channel, “Në përfundim të hetimeve, thotë prokurori, Nadir Çausholi ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit” kryer më shumë se një herë, “Manipulim i tregut” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, kryer më shumë se një herë.”.(Lexo ketu)

Në 25.10.2019, Top Channel pretendonte se gjyqi ndaj Çaushollit po zvarritet, edhe pse sipas tyre provat janë të qarta.

“Prej disa vitesh në Gjykatën e Vlorës zvarritet një gjyq që ka për personazh kryesor biznesmenin Nadir Çausholli.

Hetimet janë mbyllur dhe më herët, në vitin 2015 gjykata ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, ish drejtorin e spitalit të vlorës i cili kishte lidhur disa kontrata në vitet 2013 dhe 2014 me depon farmaceutike Omega Pharma Group, pa kryer më parë asnjë tender apo prokurim të drejtpërdrejtë. Ndërsa drejtësia për administratorin e omega farma po zvarritet.

Edhe viti 2019 po mbyllet ndërsa gjyqi në gjykatën e vlorës shtyhet për shkak se në cdo seancë mungojnë osë të pandehurit ose avokatet.”-thuhej në kronikën e Top Channel. (Lexo ketu)

Në 30.10.2019, Top Channel publikon datën kur do të mbahej gjyqi.

Në kronikë thuhej se “Gjykata e Tiranës, do të zhvillojë në datën 5 nëntor, seancën paraprake për Nadir Çaushollin, administratorin e Kompanisë CFO Pharma, i marrë i pandehur nga prokuroria për mashtrimin që ai bënte me ilaçin e quajtur Soludamin, duke e shitur 18 herë më shtrenjtë.”. (Lexo ketu)

Ndërsa në një tjetër kronikë të datës 05.11.2019, Top Channel akuzon Çaushollin se nuk ka shkuar në gjyq, duke nisur kështu sipas tyre, procesin e mashtrimit për soludaminën.

“Seanca paraprake për Nadir Çausholli, administratorin e kompanisë CFO Pharma, u shty për në datën 13 nëntor.

Shkak, është bërë mosparaqitja e këtij të fundit gjatë seancës, me gjyqtar Albert Meçen. Prokurori Kreshnik Ajazi, e ka marrë Çaushollin të pandehur për mashtrimin që ai bënte me ilaçin soludamin, duke e shitur 18 herë më shtrenjtë nga sa ishte përcaktuar nga Agjensia Kombëtare e Barnave.”-thuhej në kronikën e Top Channel. (Lexo ketu)

Këto janë disa nga dhjetëra kronika që Top Channel ka bërë kundër Nadir Çaushollit dhe kompanisë CFO Pharma, ndërsa sot reklamon produktet e kësaj kompanie./ CNA.al

Përplasja Top Channel-Nadir Çausholli/ Nga akuzat, kallëzimet penale tek “dashuria në kohën e kolerës”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Fatjonat” e Kuvendit që besojnë te ringjallja

Publikuar

-

Nga

"Fatjonat" e Kuvendit qe besojne te ringjallja

Lajmi sot është rihyrja e PD dhe LSI në Kuvend.

Të dalë nga dera kryesore e Selisë së Kuvendit, grupet parlamentare të PD dhe LSI sot deklaruan që po rikthehen nga dritarja.

Listat e Monës dhe Luli Bashës që u bënë objekt dhe target sulmesh nga ata që i pollën, sot u ndreqën.

Sot PD dhe LSI, dmth Luli Basha dhe Mona u rimishëruan te “Fatjonat”.

Tek ata që mirë ose keq arritën të bindin gjithë shqiptarët për nevojën e hapjes së listave.

Dhe që tamam atë ditë, deklarojnë vetë, me vullnet të lirë se hapja e listave është kundra integrimit.

Nuk kuptohet dot se pas cilit berihaj po turren kësaj radhe “Fatjonat” e Kuvendit, por ajo që duket qartë që kauzat e përfaqësuara nga Murrizi, Hajdari dhe të tjerë deputetë të opozitës në Kuvend, për “Fatjonat” ishin thjesht berihaji i radhës.

Sidoqoftë dihej që një ditë, të paktën 6 muaj para datës së zgjedhjeve, PD dhe LSI do duhet të akaparonin ndonje tip me status deputet.

LEXO EDHE:  Nën “diktaturën”e Klan dhe Top Channel/ Tregu i televizioneve në Shqipëri shënon rritje

LEXO EDHE:  Ben Blushi paralajmëron/Ja ç’do të ndodhë nëse KQZ shtyn afatin me një copë letër

U duhej patjetër të paktën një deputet që të përfaqesonte siglën LSI dhe PD në Kuvend.

Ndryshe do duhet të bënin xhiron e Gjergji Bojaxhiut dhe të mblidhnin firmat e mbështetësve.

Por PD dhe LSI nuk guxojnë.

Kerkuan referendum për ndryshimin e sistemit, kur mundet që duke mbledhur firmat e mbeshtetësve të kishin bërë secili referendumin e vet përpara popullit.

Por PD dhe LSI nuk guxojnë.

Ndaj u duhen “Fatjonat”.

Mos kujtoni se u futën për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

U duhen për të ringjallur veten.

Dhe si çdo sekt, për të mbajtur gjallë vetveten i duhen ca si “Fatjonat” që besojne te ringjallja për vete.

Procesi ka nisur!

“Fatjonat” sapo deklaruan që do të refuzojnë ushqimin.

Për të fituar ringjalljen.

Ua kane premtuar Luli Basha dhe Mona.

U qoftë e lehtë rruga! /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gabimet në politikë dhe drejtuesi ‘de facto’ i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

Publikuar

-

Nga

Gabimet në politikë dhe drejtuesi 'de facto' i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

“Si ka funksionuar më mirë LSI gjatë kohës që drejtonte Ilir Meta apo Monika Kryemadhi”? I pyetur nga Roland Qafoku në emisionin Hard Talk,  vetë  Kryemadhi i dha përgjigje kësaj pyetjeje.

“Unë bëj garë politike dhe gara politike nuk ka të bëjë as me Ilir Metën dhe as me Monikën.  Kjo është gara politike e LSI-së dhe Monikës, nëse ne arrijmë qëllimin tonë objektiv për të kthyer ata 600 mijë të rinj dhe të reja që kanë ikur në tre vjet. Ajo që është akoma më e rëndësishme dhe ne ja ku e kemi sonte këtu, për t’a kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Sepse unë mendoj që shtëpia është vendi më i rëndësishëm që shqiptarët kanë, është vendi më i shenjtë që shqiptarët kanë. Shtëpia dhe familja janë kisha dhe xhamia e çdo shqiptari.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Ben Blushi pas Dardhës grabit 6 mijë m2 në bregdet

LEXO EDHE:  Ben Blushi paralajmëron/Ja ç’do të ndodhë nëse KQZ shtyn afatin me një copë letër

Monika Kryemadhi gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes se cili është gabimi i saj. Të bësh Edi Ramën kryeministër. E kanë bërë votat e LSI-së në 2013. Dhe përveç kësaj të qënurit luajal në ekstrem ndaj Edi Ramës, është po përsëri… Nuk mund t’i qëndrosh luajal një njeriu që nuk është besnik”, tha ajo. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Publikuar

-

Nga

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë fjalës së tij sot në Kuvend  propozoi që gjatë verës, qeveria të vendosë që 2 ose 3 fundjava të lerë pushim administratën të premten dhe të hënën, përveç fundjavës.

Kjo sipas tij do të ndihmonte në rimëkëmbejen e ekonomisë. Këtë  ide të tij, duket se e mbështet dhe ish ministri Arban Malaj.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Malaj e quan këtë një propozim racional duke thënë se shtimi i ditëve pushim duhet të ndodhë jo vetëm për administratën por për të gjithë sektorët privatë dhe publik.

Kjo do të lehtësonte krizën ekonomike të krijuar si pasojë e pandemisë, duke nxitur turizmin vendas dhe do të rriste njëkohësisht dhe kohezionin social në familje, shkruan Malaj.

“Nje ide racionale qe duhet mbeshtetur. Paqartesite dhe pasigurite por rriten me progresion gjeometrik. Risku i rimbylljes dhe mos hapja e kufijve nga vendet e BE po bllokon turistet e huaj, do ta bejne krizen me te thelle, me te rende dhe me te gjate. Nje nga politikat kunderciklike eshte lehtesimi dhe nxitja e turizmit vendas.

Zgjatja e diteve nga turizmi vendas dhe rritja e numrit te turisteve vendas kerkon politika lehtesuese si propozimi i kolegut Beqja. Ndoshta mund te ishte me racionale te lejohej fillimi i punes diten e hene deri ne oren 11.00 dhe mbylljen e punes ditet e premte ne oren 14.00 Kjo edhe per faktin qe pjese e rritjes se turizmit duhet te jene te gjithe shqiptaret dhe jo vetem punonjesit e administrates publike. Per te ruajtur ekonomine nga krizat vende te ndryshme japin para ne dore tek cdo individi ne vendin e tyre qe te mund ti perdorin sa me pare per konsum sepse keshtu ndihmohet ringritja e ekonomise.

LEXO EDHE:  Nën “diktaturën”e Klan dhe Top Channel/ Tregu i televizioneve në Shqipëri shënon rritje

LEXO EDHE:  Dokumentet/ Falsifikohen dhe fshihen borxhet e Top Channel

Ne nuk e kemi te plote kete mundesi pasi kemi borxh te larte dhe stabilitet te kercenuar te financave publike. Idene e pare e shkurtimit te oreve ose diteve te punes e ka dhene Kemal Dervish ish shefi i UNDP dhe tashme studjues ne nje prej qendrave kerkimore shkencore me te mira ne bote. Ne pergjigje te rritjes se papunesise deri ne 25% dhe 50% per te rrinjte per shkak te krizes globale 2008. Kemal Dervish propozoj qe per te ulur papunesine mund te rriten ditet e pushimit, duke ju rritur mundesine punonjesve te qendrojne dhe investojne per mire rritjen e femijeve te tyre. Rekomandimi parashikonte qe edhe pse do te shkurtoheshin oret dhe/ose ditet e punes konsumi do te rritej sepse studmet tregojne se ne dite pushimi konsumatoret shpenzojne me shume se gjate diteve te punes. Perfitimi afatgjate do te ishte mire-dukimi i femijeve dhe rritja e kohezionit socal. Pandemite do behen me te shpeshta, vet-izolimet do te imponohen here pas here, por pandemia po na “ndihmon” te jemi novatore si te harmonzojme mbrojtjen nga pendemia dhe si te ngadalesojme renien e ekonomise dhe lehtesojme ringritjen e saj, Nje lutje publike per te gjithe, te respektojme strikt vendosjen e maskes ne ambientet e mbyllura dhe kur nuk respektohet distancimi social. Kjo na ndihmojne te largojme pandemine nga ne, familjet tona , nga fqinjet apo koleget tane. Kjo na ndihmon te shpetojme jete njerezish. te shpetojme dhjetra mije te papune dhe te pa afte. Keshtu shpetojme familjet nga borxhet e rritura per shkak te renies se te ardhura nga puna apo nga bizneset e tyre indiduale, familjare apo biznese te vogla, te mesme dhe te medha.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE