LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lleshaj bën bilancin/ Ndëshkohen 1 mijë e 60 qytetarë të pabindur

25 Mars 2020, 16:45, Politikë CNA
Lleshaj bën bilancin/ Ndëshkohen 1 mijë e 60 qytetarë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj,  deklaroi se deri më tani janë ndëshkuar 1 mijë e 60 qytetarë të pabindur, për shkelje të rregullave të vendosura nga qeveria në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

“Duhet të forcojmë masat, janë mbi 1 mijë e 60 qytetarë të ndëshkuar për arsye të ndryshme si qarkullimi jashtë orarit , hapje të bizneseve të mbyllura me urdhër apo qarkullim me mjete pa leje”.

Duke flolur më tej, ai bëri me dije se deri më tani janë ndihmuar rreth 40 mijë familje me paketa ushqimorë, shpërndarje e medikamenteve apo shërbime të tjera sociale.

“Që nga momenti i parë familjet në nevojë i janë nënshtruar një procesi të shpërndarje së ndihmave humanitare. Janë disa shifra inkurajuese që tregojnë volumin e punës deri mbrëmë në darkë janë ndihmuar mbi 40 mijë familje me paketa ushqimore, shpërndarje e medikamenteve apo shërbime të tjera për të moshuarit që ua çojën në banesat e tyre dhe i inkurajojmë të mos dalin nga shtëpitë.  Në rang kombëtar janë ndihmuar mbi 26 mije paketa ushqimore dhe mbi 5 mijë medikamente dhe 55 mijë shërbime të tjera sociale.”

Lajmet e fundit nga