LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dërgimi i pensioneve në shtëpi/ Rama i kërkon llogari Denajt: Kur do përfundojë skema

25 Mars 2020, 16:50, Politikë CNA
Dërgimi i pensioneve në shtëpi/ Rama i kërkon llogari

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar llogari ministres së Financave Anila Denajt, gjatë një mbledhjeje online me një pjesë të kabinetit, kur po flisnin për zgjidhjen e çështjeve të pensioneve.

Rama e pyeti Denajn nëse është gjetur zgjidhja për shpërndarjen e pensioneve meqënëse të moshuarve i është kërkuar të mos dalin nga shtëpia, pasi janë më të rrezikuar nga COVID-19.

Ministria tregoi se çështja e pensioneve do të zgjidhet brenda muajit prill, por kreu i qeverisë kërkoi me insistim të marrë një datë dhe Denaj premtoi se do të përfundojë brenda javës së parë të prillit.

Ndërkohë kryeministri theksoi edhe njëherë thirrjen për pensionistët dhe i kërkoi kabinetit të tij ta zgjidhin këtë çështje.

“Ajo që dua të kujtoj është se pensionistëve i kemi thënë nuk  duhet të diolni nga shtëpia dhe nuk do dalin nga shtëpia. Duhet që pensionistëve t’i dërgohet pensioni në shtëpi”, nënvizoi Rama.

Biseda:

Rama: Po zgjidhja për problemin e pensionistëve?

Denaj: Ne kemi premtuar për muajin prill, kemi filluar punën dhe besoj që do arrijmë që të jemi në kohë.

Rama: Kur se muaji prill është i gjatë, kur është fiks?

Denaj: E përfundojmë në javën e parë të prillit, rrofsh, kjo është ajo që duhet./ CNA.al

Lajmet e fundit nga