LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet pse iu hoq viza amerikane Ben Blushit

13 Korrik 2020, 08:54, Politikë CNA
Zbulohet pse iu hoq viza amerikane Ben Blushit

CNA.al një ditë më parë raportoi se një ndër personazhët publikë, që iu është hequr viza nga ambasada e SHBA, është edhe ish-politikani, aktualisht drejtor i Top Channel, Ben Blushi.

Ndërkohë, CNA.al ka zbuluar nga burime zyrtare se disa biznesmenë të rëndësishëm në vend kanë çuar letra për përplasje, shantazhe, gjoba pranë ambasdës së SHBA-ve në Tiranë.

Mësohet se dy personat e parë që kanë pasur kontakte me ambasadën është biznesmeni Nadir Çausholli dhe Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan.

Por, CNA.al ka mësuar se edhe dy persona të tjerë kanë çuar letra për Ben Blushin pranë ambasadës së SHBA.

Andon Dhima, biznesmeni në ortakëri me vjehrrin e Ben Blushit, ku dyshohet se shkak është bërë një pallat i ndërtuar tek Stadiumi Dinamo, për të cilin ka pasur përplasje të forta, dhe pronësia është në emër të ish-politikanit, Ben Blushi. Gjithçka e përfituar gjatë kohës që ai ka qënë deputet.

Një tjetër letër në ambasadë është ajo e biznesmenit Arben Rreli.

Nuk është një, por burime zyrtare theksuan se janë më shumë se katër personazhe të botës së biznesit që i janë drejtuar selisë diplomatike amerikane, në lidhje me përplasjet dhe problematikat që kanë me Ben Blushin.

Nga ana tjetër kujtojmë këtu edhe një reagim të bërë kohë më parë, nga një zyrtar i Ambasadës së SHBA.

Shefi i Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Brian Beckmann në prill 2019, u shpreh se mediat përdoren si armë kundër biznesit, personave apo partive politike dhe jo si mjet për të treguar të vërtetën. ?Shohim histori që janë shkruar, jo të bazuara në të gjitha faktet e vlefshme, por në të kundërt, me informacion të pjesshëm, të shtrembëruar që ofrohet për të promovuar interesin e një industrie, partie, një individi kundrejt një tjetri. Ata përdorin median me qëllimin e vetëm që të arrijnë atë që duan. Çdo takim ditor editorial në Shqipëri duhet të fillojë me pyetjen ?Cila është historia që duhet të tregojmë?? dhe jo ?Kujt do t?i vihemi nga pas sot? Lajmet duhet të përqendrohen tek e vërteta, dhe jo si mund të përdoret forca e shtypit si një armë kundër një personi, biznesi, apo një partie politike?, deklaroi në atë kohë Brian Beckmann.

Për kë e kishte fjalën zyrtari Amerikan, këtë mund ta dijë më mirë vetë Ben Blushi./ CNA.al

A udhëton dot Ben Blushi në SHBA?!

Ekskluzive/ Ambasada amerikane i heq vizën Ben Blushit

Foto ekskluzive/ Ben Blushi kapet me ortakun e inceneratorëve dhe Vjollcës

Pse Blushi nuk ndahet dot nga krimi?

Dokumentet/ Ben Blushi shtoi pasurinë një miliard lekë, me Rilindjen

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Ekskluzive/ Dy biznesmenë në Ambasadën e SHBA kundër Blushit, Vjollcës dhe Top-it

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Lajmet e fundit nga