LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A udhëton dot Ben Blushi në SHBA?!

13 Korrik 2020, 08:22, Politikë CNA

Dje CNA.al raportoi se në lidhje me heqjen e vizës amerikane, drejtorit të Top Channel, Ben Blushi.

Burime zyrtare thanë për CNA.al se heqja e vizës ka ndodhur disa muaj më parë pas disa akuzave të forta nga biznesmenë të ndryshëm pranë ambasadës, se janë sulmuar padrejtësisht nga Ben Blushi me gjobëvënie.

Kujtojmë këtu se disa kohë më parë, CNA.al raportoi përplasjen e Top Channel me biznesmenin Nadir Çausholli dhe disa biznese të tjera. (Lexo këtu)

Më pas, Ben Blushi me disa nga biznesmenët i ka zgjidhur raportet e tij ndërsa ambasada ka vepruar. Në atë kohë mediat raportuan se një prej drejtuesve të këtij institucioni kishte mbajtur një qëndrim publik ndaj Blushit.Ekskluzive/ Ambasada amerikane i heq vizën Ben Blushit

Shefi i Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Brian Beckmann në prill 2019, u shpreh se mediat përdoren si armë kundër biznesit, personave apo partive politike dhe jo si mjet për të treguar të vërtetën. ?Shohim histori që janë shkruar, jo të bazuara në të gjitha faktet e vlefshme, por në të kundërt, me informacion të pjesshëm, të shtrembëruar që ofrohet për të promovuar interesin e një industrie, partie, një individi kundrejt një tjetri. Ata përdorin median me qëllimin e vetëm që të arrijnë atë që duan. Çdo takim ditor editorial në Shqipëri duhet të fillojë me pyetjen ?Cila është historia që duhet të tregojmë?? dhe jo ?Kujt do t?i vihemi nga pas sot? Lajmet duhet të përqendrohen tek e vërteta, dhe jo si mund të përdoret forca e shtypit si një armë kundër një personi, biznesi, apo një partie politike?, deklaroi në atë kohë Brian Beckmann.

Ndërkohë pas shkrimit të CNA.al, Ben Blushi, reagoi nga media që përdor për shantazhe ndaj bizneseve, duke publikluar dhe vizën e tij marrë në vitin 2019.

Që Ben Blushi të flejë i qetë, por dhe të sqarohet opinioni publik, ne nuk kemi thënë që ai s?ka marrë vizë kohë më parë, se pa marrë vizë nuk ka sesi të të hiqet. Ne e kemi thënë shqip dhe po e theksojmë: ?Ambasada Amerikane i ka hequr vizat një sërë zyrtarësh, persona të drejtësisë dhe pronarë e drejtues mediash. Së fundmi personi që i  është hequr viza disa muaj më parë, është edhe Ben Blushi.?

Beni mund ta ketë marrë vizën një vit më parë, por a udhëton dot sot në SHBA?

Për ta provuar ne jemi të gatshëm t?i paguajmë Benit bileten e një udhëtimi vajtje-ardhje. Ne e dimë se Beni nuk e ka problem se ai është bashkëortak me pronarët e inceneratorëve, por opinioni publik të jetë i qartë. A udhëton dot Ben Blushi në SHBA, këtë ai e di më mirë se kushdo tjetër./ CNA.al

Ekskluzive/ Ambasada amerikane i heq vizën Ben Blushit

Ekskluzive/ Dy biznesmenë në Ambasadën e SHBA kundër Blushit, Vjollcës dhe Top-it

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Dokumentet/ Ben Blushi shtoi pasurinë një miliard lekë, me Rilindjen

Pse Blushi nuk ndahet dot nga krimi?

Foto ekskluzive/ Ben Blushi kapet me ortakun e inceneratorëve dhe Vjollcës

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Lajmet e fundit nga