Connect with Us

Foto ekskluzive/ Ben Blushi kapet me ortakun e inceneratorëve dhe Vjollcës

Politikë

Foto ekskluzive/ Ben Blushi kapet me ortakun e inceneratorëve dhe Vjollcës

Publikuar

-

Prona nga Korça në Vlorë, pasuria e çmendur e Ben Blushit/ Zbulohet skema mafioze e pastrimit të parave?

Disa investigime të njëpasnjëshme, një dosje e plotë në lidhje me ortakërinë e aksionerëve të Top Channel me kompaninë e inceneratorëve. Nuk do të kishte asnjë skandal, nuk do të kishte asnjë zhurmë në rast se kjo kompani nuk do të merrte me PPP dhjetëra million euro nga taksat e shqiptarëve. Apo qindra million euro deri në përfundim të kontratës.

          Ben Blushi, Eva Blushi

CNA.al ka denoncuar me fakte dhe dokumente konkrete sesi bashkëshortja e Ben Blushit është bërë ortake në një kompani në Bullgari, me Klodian Mërtirin dhe Klodian Zoton.(Lexo këtu)

Pra, noterja Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit, mbante 33% të aksioneve të një kompanie që do të blinte më pas me një shumë prej 2.2 milion dollarësh 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe.(Lexo këtu)

Shumë media heshten. Heshtën edhe shokët e Benit. Heshtën analistët dhe moralistët e opinionit publik. Por, sot mund të themi se përtej dokumenteve të ortakërisë, shitblerjeve të aksioneve dhe propagandës që Top Channel ka bërë për inceneratorët, ne sot po sjellim një foto të Klodian Mërtirit, personi që ka ndryshuar disa gjeneralitetet dhe është njeriu kryesor i inceneratorëve, por dhe ortaku i Ben Blushit.Ben Blushi, Klodian Mërtiri

Ai ndodhet në foto me Benin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, flasin të dy shumë. Dikush do të thoshte se s’ka rëndësi. Një drejtor televizioni e takon një pronar, një biznesmen.

Por, Klodian Mërtiri nuk është një biznesmen i zakonshëm. Ai është njeriu që nga PPP-të, do të marrë qindra million euro nga taksat dhe xhepat e shqiptarëve.

E Ben Blushi këtë di ta shfrytëzojë mjaft mirë, ashtu siç e shfrytëzoi edhe pas dështimit me themelimin e LIBRA-s.

Por, pse e themi këtë fakt pas kësaj fotoje?

Blushi, Mërtiri

Në atë kohë, Ben Blushi luftonte, bërtiste dhe ulëriste kundër Edi Ramës. Kundër politikave të qeverisë dhe bënte sikur mbronte të varfërit dhe shtresën e mesme. Dhe për shumicën e gjërave kishte të drejtë.

LEXO EDHE:  Rama gjobit bizneset e vogla dhe pasurohet vetë/ Basha bën llogaritë e Ramës

Por, askush nuk e mendonte se pas Ben Blushit të ekranit dhe fjalimeve të tij fshihej një Ben tjetër, një ortak i mëvonshëm i PPP-ve dhe kompanisë së inceneratorëve.

Në atë kohë një botues i njohur u shpreh se disa kohë pasi përfunduan zgjedhjet dhe Ben Blushi dështoi, në një takim i ka kërkuar të flasin gjërë e gjatë, që të mos shkruhej dhe të mos sulmohej më kompania e inceneratorëve dhe ky koncesion.

Por, përtej botuesit sot hesht edhe Fatos Lubonja dhe Andi Bushati që gati sa nuk u përplasen me makinë në zgjedhjet e vitit 2017, duke ardhur nga Elbasani për në Tiranë, për të votuar Ben Blushin. Atëherë e shikonin si zërin e tyre, që fliste me një frymë marksiste, pro të varfërve, kundër koncesioneve, kundër vjedhjeve që bënte qeveria me PPP.

Por, sot që Ben Blushi del ortak me kompanitë e inceneratorëve, sot që Ben Blushi ka bashkëshorten e tij aksionere në një kompani që ka blerë Lori Kafe, sot që Ben Blushi ka bërë me dhjetëra kronika pro kompanisë së inceneratorëve dhe iu ka dhënë mbështetje publike atyre, sot që Ben Blushi është ortak i inceneratorëve, këta “moralistët” e djeshëm, heshtin.

Por, le ta shikojnë këtë foto dhe të kuptojnë se kush është në fakt Ben Blushi. Ai për të cilin rrezikuan jetën duke u aksidentuar për të ardhur në Tiranë për ta votuar. Ndoshta nxituan aq shumë dhe vrapuan për të votuar PPP-të. Por, në fakt ata votuan dështimin./ CNA.al

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ambasadorët nuk e kanë keq”/ Patozi: Nëse korrupsioni është kriter për përzgjedhjen atëherë…

Publikuar

-

Nga

“Ambasadorët nuk e kanë keq”/ Patozi: Nëse korrupsioni është kriter për përzgjedhjen atëherë...

Drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se thirrjet e ambasadorëve drejtuar partive politike për pastrimin e listave është një gjë e drejtë, duke theksuar se me çfarë u kanë parë sytë shqiptarëve, në zgjedhjet e 25 prillit mund të ndodhë çdo gjë.

Përmes një postimi në rrjetin social ai shprehet se nëse korrupsioni do të ishte si kriter për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, listat mund të rrëzoheshin dhe disa parti do të shkonin drejt shkrirjes.

“Ambasadorët nuk e kanë keq…

Ambasadorët nuk e kanë keq, kur i kujtojnë përditë partive se duhen të kenë lista të pastra për 25 prillin. Sepse me ato që u kanë parë sytë njerëzve në Shqipëri gjatë  viteve të fundit, gjithçka mund të ndodhë edhe në këto zgjedhje.

LEXO EDHE:  Meta me datë të re për zgjedhjet/ Reagon Rama: Mëshirojeni

LEXO EDHE:  Rama gjobit bizneset e vogla dhe pasurohet vetë/ Basha bën llogaritë e Ramës

Por do të bënin më mirë që të ndaleshin deri tek lidhjet e kandidatëve me krimin.

Sepse po të fusnin si kriter edhe korrupsionin, kam frikë se disa nga listat do të rrëzoheshin në treçerekun e tyre, ndërsa disa parti edhe mund të shkriheshin fare”, shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lule për jetët e vrara nga terrori komunist”/ Këlliçi përkujton ngjarjen makabër në fshatin Mënik

Publikuar

-

Nga

“Lule për jetët e vrara nga terrori komunist”/ Këlliçi përkujton ngjarjen makabër në fshatin Mënik

Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka përkujtuar 70 vjetorin e një nga ngjarjeve më fatkeqe në fshatin Mënik, ku arrestuan 170 persona dhe humbën jetën 22 persona pa gjyq.

I shoqëruar nga ish deputetja Dhurata Çupi, Këlliçi shprehet se kjo ishte një nga ngjarjet më makabre të terrorit të injorancës komuniste, duke vendosur kurora me lule në emër të PD dhe kryetarit të saj Lulzim Basha.

“Me pretekstin e “bombës” në ambasadën sovjetike, më 20-23 shkurt 1951 u arrestuan rreth 170 persona, 22 prej të cilëve i ngjitën në një kamion ushtarak të mbuluar dhe i ndalën buzë Erzenit, në fshatin Mënik, ku i ekzekutuan pa gjyq.

Mes tyre dhe Sabiha Kasimati. Listat u përpiluan nga Sigurimi i Shtetit si një mundësi për likujduar intelektualë, klerikë e nacionalistë shqiptarë të arsimuar në Perëndim.

LEXO EDHE:  Analisti “dush të ftohtë” Bashës/ Mos u bëj Piter Pan i politikës

LEXO EDHE:  Meta me datë të re për zgjedhjet/ Reagon Rama: Mëshirojeni

Sot, në kuadër të 70 vjetorit të kësaj ngjarjeje makabre, bashkë me ish deputeten Dhurata Çupi, në emër të kryetarit Lulzim Basha dhe PD, vendosëm kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve, për të përkujtuar jetët e vrara nga terrori i injorancës komuniste”, shkruan Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve”/ Meta kthen në Kuvend ligjin për Forcat e Armatosura

Publikuar

-

Nga

“Të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve”/ Meta kthen në Kuvend ligjin për Forcat e Armatosura

Presidenti Meta i kthen Kuvendit për rishqyrtim ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, pasi e konsideron të pakonsultuar plotësisht, dhe rrjedhimisht në kundërshtim me kërkesat e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Presidentit me këto ndryshime në këtë ligj, synohet të ulet niveli i arsimit të kërkuar për t’u përfshirë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kjo sipas tij, ndodh se ushtarakët po largohen nga Shqipëria, ndaj edhe apelon të përmirësohet trajtimi financiar i ushtarakëve, për të ndalur largimin e tyre nga vendi.

“Ndërsa deri më sot kërkohej si kriter i domosdoshëm ligjor përfundimi i arsimit parauniversitar (shkollës së mesme), tanimë synohet që pas hyrjes në fuqi të këtij ligjit, të lejohet hyrja në radhët e Forcave të Armatosura edhe e atyre shtetasve që kanë përfunduar vetëm ciklin arsimor 9-vjeçar.

LEXO EDHE:  Fillon sot edicioni i 10-të i  “Portokallisë”

LEXO EDHE:  Analisti "dush të ftohtë" Bashës/ Mos u bëj Piter Pan i politikës

Vetëm ky fakt mjafton për të kuptuar se, problematika nuk qëndron te kriteri “i fortë” i arsimit, por përveç arsyeve të tjera që lidhen me largimin e të rinjve e që unë si President i Republikës i kam bërë publikisht me dije, problematika lidhet drejtpërdrejtë edhe me mënyrën e trajtimit të ushtarakut, përfshirë trajtimin financiar, që ka çuar në largimin në masë nga radhët e Forcat e Armatosura të të rinjve dhe të rejave me arsim të lartë dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë duhet të rishikojë këtë ndryshim, dhe të ruajë të pacenuar sigurinë juridike, duke përcaktuar në ligj kriteret e nevojshme për arsimim dhe kualifikim, me qëllim përparimin në gradë të ushtarakëve në Forcat e Armatosura sipas meritokracisë”, theksohet në arsyet e kthimit të këtij ligji./CNA.al

LEXO TE PLOTE