LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk më del e keqja me këtë perversitet”/ Apeli i fortë i gazetarit: Mos! Se mallkimi nuk do të na ndahet

3 Prill 2020, 10:06, Politikë CNA
“Nuk më del e keqja me këtë perversitet”/ Apeli i

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se kush ka humbur punën në të zezë mund të përfitojë nga paketa e ndihmës së ?luftës?, vetëm duke denoncuar punëdhënësin.

Ndërkohë në lidhje me këtë deklaratë, ka ardhur një reagim mjaft i ashpër nga gazetari Armir Shkurti.

Në një postim në rrjetet sociale, Armir Shkurti e cilëson këtë si perversitet, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve të mos kafshojnë dorën që iu ka dhënë bukë.

?Se nuk më del e keqja me këtë perversitet!

Njerëz të mirë! Mos e kafshoni dorën që ju ka dhënë bukë edhe pse tundimi djallëzor ju ve para dilemës së urisë! Vetëm duke tradhëtuar e spiunuar ta hedhin një “kockë lufte”

Mos! Se mallkimi nuk do të na ndahet siç nuk po na ndahet!!!!!!

Harram ajo kothete që do ta përtypësh si shpërblim për tradhëtinë, si bukshkalë, si juda iskarioti me 30 shekelët e shpërblimit nga romakët!?-shkruan Armir Shkurti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga