web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E papritur te skuadra e re, Vozinha duhet të heqë... emrin

28 Korrik 2026, 16:25, Sport CNA

E papritur te skuadra e re, Vozinha duhet të heqë... emrin

Portieri 40-vjeçar Vozinha ishte një nga më të spikaturit për Kepin e Gjelbër në Kupën e Botës.

Pas sfidës me Spanjën në fazën e grupeve, numri i ndjekësve të tij në Instagram u rrit nga 50 mijë në mbi 1 milion brenda 24 orëve.

Së fundmi, gardiani veteran u largua nga skuadra e Chaves, ku sezonin e kaluar zhvilloi 19 paraqitje në të gjitha garat. Tashmë presidenti Anibal Mosa ka konfirmuar se klubi kilian Colo-Colo i ka ofruar një kontratë lojtarit.

Megjithatë, portieri me emrin e vërtetë Josimar Jose Evora Dias përballet me një rregull të veçantë në kampionatin e Kilit. Primera Division nuk lejon përdorimin e pseudonimeve në pjesën e pasme të fanellës.

Sipas raportimit të medias britanike "The Sun", thyerja e këtij rregulli dënohet me karton të verdhë dhe gjobë financiare. Për këtë arsye, 40-vjeçari duhet të përdorë në fanellë vetëm mbiemrat "Evora", "Dias" ose "Evora Dias".





Lajmet e fundit nga