web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reali nuk e “llogarit”, sulmuesi duhet të gjejë ekip të ri

26 Korrik 2026, 20:00, Sport CNA

Reali nuk e “llogarit”, sulmuesi duhet të gjejë ekip

Rodrygo mund të largohet nga Real Madrid në merkaton e dimrit, pasi klubi nuk e konsideron pjesë të planeve.

Sulmuesi brazilian vazhdon rikuperimin pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior dhe meniskut të jashtëm të gjurit të djathtë, dëmtim që pësoi më 2 mars 2026.

Operacioni u krye pak kohë pas dëmtimit, ndërsa rikthimi në fushë parashikohet në janar të vitit 2027. Aktualisht, Rodrygo stërvitet veçmas në Valdebebas së bashku me Eder Militao dhe Ferland Mendy.

Kontrata e tij me Real Madrid është e vlefshme deri në vitin 2028. Drejtuesit e klubit synojnë të presin rikthimin e plotë të lojtarit përpara se të marrin një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e tij.

Disa klube të Premier League vazhdojnë të ndjekin situatën e brazilianit, ndërsa trajneri Jose Mourinho do të ketë më shumë alternativa në repartin ofensiv pas afrimeve të fundit dhe nuk e sheh në planet e tij.





Lajmet e fundit nga