web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani mposht Skënderbeun në miqësore

26 Korrik 2026, 19:53, Sport CNA

Partizani mposht Skënderbeun në miqësore

Partizani ka triumfuar me rezultatin 2-0 përballë Skënderbeut në ndeshjen miqësore të zhvilluar në qytetin e Pogradecit.

Skuadra e kuqe realizoi nga një gol në çdo pjesë loje, për të marrë fitoren. Avantazhi për kryeqytetasit erdhi në minutën e 35-të, kur kapiteni Xhuliano Skuka u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, korçarët shtuan presionin dhe krijuan disa mundësi për të barazuar shifrat.

Megjithatë, Partizani shfrytëzoi rastet e veta dhe vulosi fitoren me anë të Hjumen në minutën e 81-të.

Ky test miqësor i shërbeu të dy stafeve teknike për të parë gjendjen e grupit të lojtarëve përpara zyrtarizimit të kalendarit të ri.





Lajmet e fundit nga