web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E nisi mirë, por Prenga mposhtet me nokaut Joshua

26 Korrik 2026, 00:57, Sport CNA

E nisi mirë, por Prenga mposhtet me nokaut Joshua


Kristian Prenga nuk ia doli dot ndaj Anthony Joshuas. Boksieri shqiptar u mposht me nokaut në raundin e dytë.

Prenga dhuroi një paraqitje pozitive në fillim përballë ish-kampionit të botës, në sfidën e zhvilluar në Xhedah.

Që në tre minutat e para, sportisti ynë i befasoi të gjithë duke dominuar tërësisht britanikun dhe duke e rrëzuar atë në tapet gjatë raundit të parë.

Rregulli i përvojës dhe gongu e shpëtuan përkohësisht yllin e peshave të rënda nga një humbje e parakohshme. Megjithatë, situata ndryshoi rrënjësisht në raundin e dytë kur Joshua riktheu qetësinë dhe vendosi kontrollin.

Përmes një kombinimi goditjesh të sakta me të djathtën, britaniku e mposhti boksierin shqiptar me nokaut.





Lajmet e fundit nga