web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ofertë 25 milionë euro, Muçi drejt Premier League

24 Korrik 2026, 19:30, Sport CNA

Ofertë 25 milionë euro, Muçi drejt Premier League

Ernest Muçi vazhdon të jetë në qendër të merkatos verore. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është kthyer sërish në një objektiv për klube të rëndësishme europiane, vetëm pak kohë pasi Trabzonspor vendosi ta blejë përfundimisht kartonin e tij.

Pas një sezoni të kaluar fillimisht në formë huazimi, drejtuesit e Trabzonsporit vendosën të investojnë për ta mbajtur në skuadër, duke paguar rreth 8.5 milionë euro për kartonin e futbollistit, i cili ishte në pronësi të Beshkitash-it. Klubi turk e konsideron Muçin një pjesë të rëndësishme të projektit sportiv, por interesimi nga jashtë nuk ka munguar.

Sipas raportimeve të fundit nga Turqia, Aston Villa është skuadra që ka shfaqur interesin më konkret për sulmuesin shqiptar. Klubi nga Birminghami po ndjek prej kohësh situatën e Muçit dhe tashmë duket i gatshëm të kalojë në fazën zyrtare të negociatave.

Mediat në Turqi raportojnë se Aston Villa po përgatit një ofertë prej rreth 25 milionë eurosh për transferimin e futbollistit. Përveç shumës bazë, në marrëveshje mund të përfshihen edhe bonuse shtesë, të lidhura me numrin e paraqitjeve, arritjet individuale dhe sukseset sportive të lojtarit me skuadrën angleze.





Lajmet e fundit nga