web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtare/ Skënderbeu njofton tre rinovime

22 Korrik 2026, 18:39, Sport CNA

Zyrtare/ Skënderbeu njofton tre rinovime

Përveç afrimeve te Skënderbeu po punojnë edhe për rinovimet me lojtarët që shihen si pjesë e rëndësishme e ekipet për të tashmen dhe të ardhmen.

Së fundmi, klubi korçar ka njoftuar rinovimin e kontratës me tre lojtarë. Bëhet fjalë për portierin Marko Alia dhe dy mbrojtësit, Klevis Shaqe e Ergi Zenullari.

Në postimin e klubit korçar, thuhet se lojtarët e sipërpërmendur, kanë firmosur për tre vitet e ardhshme.

“Marko Alia, Klevis Shaqe dhe Ergi Zenullari kanë rinovuar kontratën dhe do jenë pjesë e KF Skënderbeu edhe për 3 vitet e ardhshme. Suksese!”, shkruan klubi.





Lajmet e fundit nga