Tebas shpërthen ndaj FIFA-s: I bëjnë gjërat për interesat e tyre, jo të futbollit. Infantino duhet larguar
Javier Tebas ka kritikuar ashpër FIFA-n dhe mënyrën e orga...

Botërori 2026 mbylli një tjetër kapitull të historisë së futbollit, duke sjellë një turne të mbushur me rekorde, risi dhe debate që shoqëruan garën nga ndeshja e parë deri te finalja e madhe. Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika organizuan për herë të parë së bashku Kupën e Botës, duke garantuar një infrastrukturë moderne dhe stadiume të mbushura pothuajse në çdo ndeshje. Shifrat e pjesëmarrjes ishin ndër më të lartat e regjistruara ndonjëherë. Stadiumet pritën tifozë nga e gjithë bota dhe u mbushën në kapacitetin maksimal. Arena historike si “Azteka” në Meksikë, e cila priti për herë të tretë një Botëror, por edhe impiantet moderne të SHBA-së dhe Kanadasë, u kthyen në qendra të spektaklit futbollistik gjatë gjithë turneut.
Botërori solli edhe histori të veçanta sportive. Kepi i Gjelbër, i udhëhequr nga veterani Vozinja, arriti të vendoste në vështirësi Argjentinën. Kuraçao tregoi potencial kundër Gjermanisë, ndërsa Paraguai realizoi një nga surprizat më të mëdha duke eliminuar gjermanët. Gjithashtu, Japonia, Maroku, Norvegjia, Zvicra, Bregu i Fildishtë dhe Shtetet e Bashkuara ishin ndër skuadrat që lanë përshtypje pozitive me paraqitjet e tyre. Nga aspekti teknik, niveli i lojës u konsiderua më i lartë se në disa edicione të mëparshme. Kombëtaret më të vogla paraqitën organizim më të mirë dhe cilësi më të lartë, ndërsa futbollistët që aktivizohen në kampionatet kryesore evropiane ndikuan ndjeshëm në rritjen e nivelit të skuadrave të tyre.
Pozitivisht u vlerësua edhe arbitrimi. Në shumë ndeshje u lejua vazhdimësia e lojës, me më pak ndërprerje dhe më pak fishkëllima për kontakte të zakonshme. Megjithatë, pati edhe raste që shkaktuan diskutime, veçanërisht në duelet Francë–Paraguai dhe Angli–Argjentinë, ku disa ndërhyrje të forta nuk u ndëshkuan. Në të kundërt, kritikat nuk munguan. Një nga temat më të diskutuara ishte përfshirja e politikës në turne. Delegacione të ndryshme u përballën me situata që u komentuan gjerësisht.
Po ashtu, oraret e ndeshjeve u konsideruan problematike. Takime të zhvilluara në mesditë ose pasdite, me temperatura që në disa raste iu afruan 40 gradëve, ndikuan në ritmin dhe cilësinë e lojës. Kjo u reflektua edhe në finalen mes Spanjës dhe Argjentinës, e cila u vendos vetëm pas kohës shtesë dhe u cilësua nga shumë analistë si një ndeshje me pak raste dhe me ritëm të ulët. Debate të shumta shkaktoi edhe shfaqja artistike e organizuar gjatë pushimit mes pjesëve të finales.
Një tjetër çështje që prodhoi reagime ishte përdorimi i ndërprerjeve për hidratim. Në disa raste u raportua se rifillimi i lojës u koordinua me transmetimin e reklamave televizive, gjë që krijoi diskutime mbi përdorimin e këtyre pauzave. Ndër episodet më të përfolura ishte edhe rasti i Folarin Balogun. Heqja e pezullimit të tij përpara një ndeshjes me Belgjikën shkaktoi reagime të shumta dhe u kthye në një nga temat më të diskutuara të turneut. Pavarësisht polemikave, Botërori 2026 do të mbahet mend për pjesëmarrjen rekord, stadiumet e mbushura, zgjerimin e kompeticionit dhe paraqitjet e disa kombëtareve që sollën histori të reja në skenën botërore.
Javier Tebas ka kritikuar ashpër FIFA-n dhe mënyrën e orga...
Triumfi në Kupën e Botës i ka sjellë Spanjës edhe vendin e...
Ngjarjet që pasuan finalen e Kupës së Botës më 19 korrik v...
Egnatia do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë të...
Diskutimet për të ardhmen e Kupës së Botës kanë hyrë në nj...
Finalja e Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës solli...
Finalja e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës ka rihapur...
Kylian Mbappe ka fituar zyrtarisht Këpucën e Artë të Botër...
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti i raund...
Ngjarjet e ndodhura pas finales së Botërorit mes Spanjës d...
Erblin Osmani është pranë nënshkrimit të kontratës së parë...
Rudi Garcia nuk është më trajner i Belgjikës, pasi Federat...
Pep Guardiola është shfaqur si një nga kandidatët për të m...
Finalja e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës u mbyll me...
Inter-i vazhdon kërkimet për një mbrojtës të djathtë që do...
Bayern Munich vazhdon të jetë aktiv në merkaton e verës, p...
Jurgen Klopp është pranë rikthimit në pankinë pas dy vites...
Pavarësisht vendit të tretë në Kupën e Botës, pozicioni i ...
Kampionati Botëror ka konfirmuar edhe njëherë tjetër tre t...
Kombëtarja e Spanjës ka vendosur një rekord të ri për numr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...