web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Argjentina rrezikon, FIFA nis hetimet për përplasjet e dhunshme

20 Korrik 2026, 17:40, Sport CNA

Argjentina rrezikon, FIFA nis hetimet për përplasjet e dhunshme

Ngjarjet e ndodhura pas finales së Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës kanë vënë në lëvizje FIFA-n.

Pas përfundimit të ndeshjes, e fituar nga Spanja, në fushë u regjistruan incidente mes futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafeve të dy skuadrave.

Në qendër të përplasjeve është Leandro Paredes, i cili pas një sherri me Gavi u ndëshkua me karton të kuq. Gjithashtu, Nahuel Molina akuzohet se goditi Rodrin gjatë festimeve të futbollistëve spanjollë.

Pas këtij episodi u krijua një grumbullim lojtarësh nga të dy ekipet. Po ashtu përmendet edhe emri i Roberto Ayala, pjesë e stafit të Lionel Scalonit, i cili dyshohet se pati një përplasje me Dani Olmo.

Sipas raportimeve, FIFA ka nisur verifikimet për incidentet dhe po shqyrton mundësinë e dënimeve për personat e përfshirë.

Vendimet përfundimtare dhe masat e mundshme disiplinore pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim.





Lajmet e fundit nga