web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spanja shpallet kampione bote, mposht Argjentinën

19 Korrik 2026, 21:01, Sport CNA

Spanja shpallet kampione bote, mposht Argjentinën

Kombëtaret e Spanjës dhe Argjentinës përballen mbrëmjen e sotme në finalen e madhe të Kampionatit Botëror, në një takim që shënon përballjen e parë historike mes kampionëve në fuqi të Europës dhe atyre të Amerikës së Jugut.

Kombëtarja spanjolle vjen në këtë sfidë vendimtare me një ecuri prej 37 ndeshjesh pa humbje në kohën e rregullt, duke treguar një mbrojtje solide që ka pësuar vetëm një gol përgjatë gjithë kompeticionit.

Në krahun tjetër, përfaqësuesja e Argjentinës siguroi finalen e saj të shtatë në histori pas një përmbysjeje me rezultatin 2-1 kundër Anglisë në fazën gjysmëfinale.

Bilanci historik mes dy vendeve mbetet plotësisht i barabartë, me nga gjashtë fitore për secilën skuadër dhe dy ndeshje të mbyllura në barazim.


SPANJË-ARGJENTINË 1-0


KOMENTI LIVE

Mbyllet ndeshja.

122’- Tjetër mundësi e shpërdoruar nga Argjentina, Simeone gjuan mbi portë.

120’- Nuk i besojnë syve tek Argjentina. Senesi shpërdoron një mundësi të artë në zonë.

113’- Ferran Torres shënon edhe të dytin pas një asisti të marrë nga Yamal, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

106’- GOOOOOOL SPANJA 1-0! Shpërthen festa e Spanjës, Ferran Torres shënon pas një topi të marrë në zonë. Shpërblehet dominimi i iberikëve.

103’- Nuk i besojnë syve te Spanja. Merino provon me kokë pas krosimit nga e majta, por sheh topin të shkojë ngjitur me shtyllën.

102’- Largohet Julian Alvarez, vendin e tij e merr Senesi.

99’- Dy ndryshime te Spanja. Zubimendi dhe Garcia në fushë, në vendin e Rodri dhe Laporte.

96’- Shënon Spanja me Nico Williams, por anulohet për faull gjatë aksionit nga Merino.

93’- Tjetër pritje vendimtare nga Emiliano Martinez, pas gjuajtjes me kokë nga Williams.

90‘- Startojnë shtesat.

Mbyllet koha e rregullt, finalja shkon në shtesa.

98’- Lamine Yamal tenton me një predhë nga goditja e këndi, por gjen reagimin e shkëlqyer të Martinez.

93’- Karton i kuq për Enzo Fernandez. Ndërhyrje e gabuar ndaj Cubarsi dhe ndëshkohet me të dytin të verdhë. Argjentina me 10 lojtarë.

92’- Mundësi e artë për Spanjën. Gjuajtja e fortë e Willimas ndalet nga portieri.

82’- Karton i verdhë për Enzo Fernandez, për reagim ndaj vendimit të arbitrit.

79’- Iluzione goli të Spanja. Laporte gjuan me kokë pas krosimit të Williams, por e pret Martinez.  

78’- Rrezikon edhe Cubarsi me një gjuajtje të fortë, që ndalet me vështirësi nga Martinez.

77’- Gjuajtje e Pedrit në hyrje të zonës, por nuk ka forcën e duhur, për shkak të një shtyrje të Julian Alvarez.

64’- Gjuajtje e fortë nga Olmo, i pasigurt portieri Martinez, që e dërgon topin në këndore.

61’- Dy zëvendësime te Spanja. Futen Ferran Torres dhe Pedri, ndërsa largohen Oyarzabal dhe Fabian Ruiz.  

56’- Tjetër mundësi e mirë për Spanjën. Pasim i Olmo në zonë, por Montiel largon para se ta mbërrijë Cucurella.

55’- Aksion perfekt nga Spanja, që nuk e konkretizon si duhet. Oyarzabal nuk mbyll si duhet kombinimin me Fabian Ruiz dhe mbrojtësit argjentinas largojnë rrezikun.

52’- Karton i verdhë për Paredes, për shtyrje të njëpasnjëshme në mesfushë.

46’- Spanja e nis në sulm pjesën e dytë. Baena provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por shkon në duart e portierit Martinez.

45'- Starton pjesa e dytë. Zëvendësim tek Argjentina, Paredes merr vendin e Nico Gonzalez.

Mbyllet pjesa e parë.

44’- Zëvendësim i detyruar tek Argjentina. Largohet Lisandro Martinez i dëmtuar, vendin e tij e merr Otamendi.

43’- Gjuajtje e rrezikshme nga Cucurella, e cila shkon ngjitur me shtyllën e Emiliano Martinez.

41’- Kartoni i parë i verdhë shkon për Lisandro Martinez, pasi ndali në mënyrë të parregullt Oyarzabal në mesfushë.

39’- Mundësi e mirë për Spanjën. Aksion i rrjedhshëm dhe në fund gjuan Oyarzabal nga jashtë zone, por pret Martinez pa shumë probleme.

33’- Finale e vakët deri në këto momente. Dy kombëtaret qarkullojnë topin në mesfushë, por pa raste të rrezikshme për shënim.

27’- Presion i Julian Alvarez ndaj portierit Simon, që pason në të majtë, aty ku Cucurrella shmang rivënien anësore.

21’- Ende asnjë rast i rrezikshëm nga Argjentina. Spanja bën presion për të rrëmbyer topin në zonën ku e humbet.

17’- Provon me një top të gjatë De Paul, por në zonë nuk e kontrollon dot Nico Gonzalez.

6’- Kundërsulm nga Argjentina, Messi lë pas mbrojtësit, por del Simon dhe largon rrezikun.

5’- Mundësi e artë shënimi për Spanjën. Kombinim i shkëlqyer me Olmo dhe Yamal shfaqet i vetëm me portierin, por gjuajtja devijohet në momentin e fundit.

2’- Spanja merr menjëherë kontrollin e lojës dhe tenton të dalë në sulm.

Starton finalja e madhe e Botërorit. 





Lajmet e fundit nga