web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Finale historike, Yamal ka mundësinë të shkruajë emrin me germa të arta

19 Korrik 2026, 11:10, Sport CNA

Finale historike, Yamal ka mundësinë të shkruajë emrin me

Lamine Yamal ndodhet vetëm një fitore larg një arritjeje historike në futbollin botëror.

Spanja do të përballet me Argjentinën në finalen e Kupës së Botës, ndërsa 19-vjeçari ka mundësinë të vendosë një rekord të ri.

Në rast triumfi, Yamal do të bëhet lojtari më i ri që fiton si Kampionatin Evropian ashtu edhe Kupën e Botës. Dy vite më parë ai ishte një nga protagonistët kryesorë të suksesit të Spanjës në Euro 2024.

Gjatë këtij Botërori, sulmuesi ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës së Luis de la Fuente. Në moshën 19-vjeçare, ai konsiderohet një nga emrat kryesorë të brezit të ri të futbollit spanjoll.

Finalja ndaj Argjentinës mund t’i japë atij trofeun më të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar. Një sukses i mundshëm do ta vendoste Yamal mes lojtarëve me arritjet më të mëdha në një moshë kaq të re.





Lajmet e fundit nga