web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nxënësi përballë mësuesit! E veçanta mes Scalonit dhe De La Fuentes në finale

17 Korrik 2026, 22:50, Sport CNA

Nxënësi përballë mësuesit! E veçanta mes

Spanja dhe Argjentina do të përballen në finalen e Kupës së Botës, pasi eliminuan respektivisht Francën dhe Anglinë në gjysmëfinale.

Spanjollët fituan 2-0 ndaj Francës, ndërsa Argjentina përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1. Finalja vendos përballë kampionët aktualë të Europës me kampionët në fuqi të Botës dhe të Amerikës së Jugut.

Përtej rivalitetit sportiv, sfida sjell edhe një histori interesante mes dy trajnerëve. Luis de la Fuente ka qenë një nga pedagogët e Lionel Scalonit gjatë kursit të trajnerëve në akademinë e Federatës Spanjolle në vitin 2017.

De la Fuente ka deklaruar se do të jetë i lumtur të përballet me Argjentinën për shkak të respektit që ka për Scalonin. Edhe trajneri argjentinas ka vlerësuar rolin e teknikut spanjoll në fillimet e karrierës së tij si trajner.





Lajmet e fundit nga