web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Amorim nis ndryshimet, zbulohet filozofia e re te Milani

17 Korrik 2026, 17:47, Sport CNA

Amorim nis ndryshimet, zbulohet filozofia e re te Milani

Milani ka nisur një cikël të ri nën drejtimin e trajnerit portugez Ruben Amorim, i cili ka vendosur rregulla dhe metoda të reja pune në Milanello.

Dita e skuadrës nis me mëngjes të detyrueshëm në grup deri në orën 08:30, si pjesë e filozofisë së tij për forcimin e grupit. Amorim po qëndron përkohësisht në qendrën stërvitore, ndërsa paralelisht po kërkon një banesë në Milano.

Trajneri ka zgjedhur stërvitje me një seancë në ditë, me intensitet të lartë dhe gjithmonë me topin në lojë. Ai ka prezantuar një qasje të bazuar te presioni i lartë, rikuperimi i shpejtë i topit dhe kontrolli i lojës.

Klubi ka mbështetur projektin e tij teknik, ndërsa në merkato janë afruar Gonçalo Ramos për sulmin dhe Mario Gila për mbrojtjen. Moduli bazë pritet të jetë 3-4-2-1.

Testi i parë për Milanin e Amorim do të jetë pas tetë ditësh në miqësoren ndaj Celtic në Glasgow.





Lajmet e fundit nga