web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vazhdojnë polemikat, Kroacia me ankesë zyrtare në FIFA

15 Korrik 2026, 20:26, Sport CNA

Vazhdojnë polemikat, Kroacia me ankesë zyrtare në FIFA

Federata Kroate e Futbollit ka kërkuar sqarime nga FIFA për disa vendime të arbitrimit në ndeshjen e 1/16-ave të Kupës së Botës ndaj Portugalisë. Kërkesa lidhet kryesisht me golat e anuluar për pozicion jashtë loje, veçanërisht me golin e Josko Gvardiol në kohën shtesë, i cili do ta kishte çuar ndeshjen në shtesa.

Sipas mediave kroate, Federata i ka dërguar FIFA-s një letër ku kërkon shpjegime për interpretimin e disa episodeve. Një tjetër pikë e kontestuar është penalltia që i dha Portugalisë mundësinë të barazonte rezultatin pas ndërhyrjes së VAR-it.

Federata kroate argumenton se arbitri ishte pranë aksionit dhe nuk e kishte konsideruar rastin si shkelje. Gjithashtu, diskutime ka shkaktuar përdorimi i teknologjisë “connected ball”, e cila regjistroi një prekje të Igor Matanovic para golit të anuluar të Gvardiolit.

Federata vlerëson se një sinjal minimal i regjistruar nga sensori nuk duhet të ketë ndikim vendimtar në një ndeshje të tillë. Federata ka deklaruar se qëllimi i kërkesës është të shmangen keqkuptime dhe situata të ngjashme në të ardhmen.





Lajmet e fundit nga