web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pa afrime dhe pa drejtor sportiv, Partizani nis përgatitjet me vështirësi

15 Korrik 2026, 09:03, Sport CNA

Pa afrime dhe pa drejtor sportiv, Partizani nis përgatitjet me

Partizani ka nisur javën e dytë të përgatitjeve për sezonin 2026-2027 pa lëvizje të rëndësishme në merkato, përveç emërimit të trajnerit rumun Florin Bratu.

Klubi vijon traditën e afrimeve në fazën e fundit të merkatos, duke e nisur periudhën përgatitore me një grup që pritet të ndryshojë gjatë verës. Të kuqtë kanë mangësi në disa reparte dhe kërkojnë përforcime pothuajse në të gjitha pozicionet.

Situata është ndërlikuar edhe nga mungesa e një drejtori sportiv pas largimit të Agim Ibrahimit. Disa futbollistë të huaj ende nuk i janë bashkuar skuadrës për shkak të procedurave me dokumentacionin dhe vizat.

Në shortin e kampionatit të organizuar nga FSHF, Partizani u përfaqësua nga menaxheri Amarildo Dajlani. Ndërkohë rivalët kanë avancuar me përgatitjet dhe lëvizjet në merkato. Mbetet për t’u parë nëse strategjia e Partizanit do të rezultojë efektive në nisje të sezonit.





Lajmet e fundit nga