web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U kritikua pas ndeshjes me Shqipërinë, si u kthye vendimtar Bellingham

14 Korrik 2026, 10:18, Sport CNA

U kritikua pas ndeshjes me Shqipërinë, si u kthye vendimtar Bellingham

Në nëntorin e kaluar, pas fitores 2-0 të Anglisë ndaj Shqipërisë në Tiranë me dy gola të Harry Kane, Jude Bellingham u vu në qendër të kritikave nga një pjesë e mediave angleze.

Madje, "Daily Mail" publikoi titullin “Lëreni Jude-n në shtëpi”, duke sugjeruar që mesfushori të mos ishte pjesë e skuadrës për Botërorin 2026.

Në atë periudhë, Bellingham po kalonte një moment të vështirë dhe raporti i tij me trajnerin Thomas Tuchel konsiderohej i tensionuar.

Megjithatë, futbollisti i Real Madrid-it reagoi në Botëror. Ai realizoi nga dy gola ndaj Meksikës dhe Norvegjisë, duke arritur në kuotën e 6 golave në Botëror. Me këtë shifër, ai u bë anglezi i parë që nga Gary Lineker që shënon 6 gola në një turne madhor.

Gjithashtu, Bellingham vendosi një rekord si lojtari më i ri që shënon në dy faza eliminatore radhazi të Kupës së Botës që nga Pele në vitin 1958. Sot ai konsiderohet një nga liderët kryesorë të Anglisë në rrugëtimin drejt gjysmëfinaleve.





Lajmet e fundit nga