web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FIFA e përjashtoi nga Botërori, arbitri gjendet i pajetë

13 Korrik 2026, 20:53, Sport CNA

FIFA e përjashtoi nga Botërori, arbitri gjendet i pajetë

Arbitri holandez Rob Dieperink ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare, lajm ky që është konfirmuar zyrtarisht nga Federata Holandeze e Futbollit.

Shkaku i vdekjes së gjyqtarit të njohur nuk është specifikuar ende në njoftimin e dhënë për mediat. Ndarja nga jeta vjen vetëm pak kohë pasi ai u përjashtua nga FIFA nga lista e arbitrave për Kupën e Botës, pas një arrestimi në prill nga policia britanike në Londër për dyshime të një sulmi seksual.

Hetimet e autoriteteve në Britaninë e Madhe u mbyllën pa asnjë akuzë ligjore për mungesë provash, dhe vetë Dieperink kishte deklaruar se ishte akuzuar padrejtësisht. Ngjarja kishte ndodhur përpara një ndeshjeje të Conference League, ku ai ishte deleguar.

Dieperink kishte një karrierë të gjatë që nga viti 2012, duke gjykuar në Eredivisie, si dhe duke shërbyer si arbitër VAR në Europianin 2024. Sfidën e tij të fundit profesionale ai e drejtoi në një miqësore vetëm pak ditë përpara se të ndërronte jetë.





Lajmet e fundit nga