web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhegrova shpërthen ndaj Altin Lalës: Ky i ka dëmtuar lojtarët e tij

12 Korrik 2026, 19:53, Sport CNA

Zhegrova shpërthen ndaj Altin Lalës: Ky i ka dëmtuar

Sulmuesi i Juventusit, Edon Zhegrova, ka reaguar ashpër ndaj ish-futbollistit të kombëtares shqiptare, Altin Lala, pas kritikave të këtij të fundit lidhur me angazhimin e tij.

Lala kishte deklaruar më parë se anësori i Kosovës mund të luante rregullisht te skuadra italiane nëse do të punonte më shumë, duke pretenduar se ai është i fokusuar te makinat dhe orët luksoze.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhegrova i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke e cilësuar Lalën si një menaxher që dëmton lojtarët e tij.

POSTIMI:

Ky nuk është rëndësishëm aspak, por po vendosi pak të reagojë kësaj radhe!

Ky menaxheri që i ka dëmtuar futbollistët e tij.

Disa njerëz jetojnë duke komentuar jetën e të tjerëve. Unë preferoj ta jetoj timen.

Suksesi nuk matet nga mendimet e atyre që flasin në studio, por nga puna që e bën çdo ditë.

Po të ishte ashtu si thotë ky dhe shumë të tjerë, që unë do isha i fokusuar në gjërat tjera, nuk do isha në një klub me renome botërore si Juventusi.

Pastaj, ku ka luajtur ky si djalë i mirë që ka qenë?

Ke mbaruar duke dhënë intervista në emisione koti me njerëz që duan pak like dhe klikime, ja vendosa t’ia jap pak.

Pastaj, para se të shkoja te Juventusi, kanë qenë fjalët e njëjta gjithmonë, por ja që jam këtu falë punës dhe sakrificës nga Prishtina, Kosova ime.





Lajmet e fundit nga