web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Argjentina vuan, por kualifikohet në gjysmëfinale. Zvicra largohet me nder

12 Korrik 2026, 05:48, Sport CNA

Argjentina vuan, por kualifikohet në gjysmëfinale. Zvicra largohet me

Kombëtarja e Argjentinës ka siguruar kualifikimin për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë.

Kampioni në fuqi kaloi i pari në avantazh që në minutën e 10-të, kur Alexis Mac Allister shënoi me kokë pas një asistimi nga Lionel Messi.

Zvicra u shfaq më kërkuese në pjesën e dytë dhe arriti të barazonte shifrat në minutën e 67-të me anë të Dan Ndoye.

Vetëm pesë minuta më vonë, zviceranët mbetën me një lojtar më pak pasi Breel Embolo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për simulim.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Zvicra rezistoi deri në përfundim të kohës së rregullt, duke e dërguar ndeshjen në shtesë.

Në pjesën e dytë të shtesave, Julian Alvarez riktheu avantazhin e argjentinasve në minutën e 113-të me një goditje nga jashtë zone, ndërsa Lautaro Martinez vulosi rezultatin në minutën e 121-të pas një kundërsulmi.

Në raundin tjetër, Argjentina do të luajë kundër Anglisë për një vend në finale.





Lajmet e fundit nga