web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anglia kualifikohet në gjysmëfinale me dopietën e Bellingham, Norvegjia largohet me pengje

12 Korrik 2026, 01:53, Sport CNA

Anglia kualifikohet në gjysmëfinale me dopietën e Bellingham,

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, pasi mposhti Norvegjinë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë.

Koha e rregullt e takimit u mbyll në barazim 1-1, ku norvegjezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 36-të përmes një gol të shënuar nga Andreas Schjelderup.

Anglezët arritën të kundërpërgjigjeshin përpara përfundimit të pjesës së parë, kur Jude Bellingham barazoi shifrat pas një asistimi të Anthony Gordon.

Gjatë pjesës së dytë, Norvegjisë iu anulua një gol i shënuar nga Heggem pas ndërhyrjes së sistemit VAR, ndërsa mbrojtësi Kristoffer Ajer goditi tranversën.

Në fillim të pjesës së parë shtesë, Bellingham realizoi golin e dytë personal dhe të përmbysjes për skuadrën e tij.

Ky kualifikim shënon herën e katërt në histori që Anglia arrin në fazën gjysmëfinale të një Botërori, ndërsa për Norvegjinë ky rezultat sjell eliminimin nga turneu.





Lajmet e fundit nga