web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E kryer/ Barcelona transferon “dhëndrin shqiptar”

11 Korrik 2026, 11:53, Sport CNA

E kryer/ Barcelona transferon “dhëndrin shqiptar”

Klubi i Barcelona-s ka arritur akordin me Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit Karim Adeyemi.

Për kartonin e 24-vjeçarit gjerman, katalanasit do të paguajnë një shifër fikse prej 22 milionë eurosh, së cilës do t'i shtohen edhe 7 milionë euro të tjera në formë bonusesh bazuar në performancat e lojtarit dhe trofetë e fituar.

Skuadra gjermane u detyrua të pranonte shitjen e sulmuesit të krahut për shkak se ai ndodhej në vitin e fundit të kontratës së tij. Adeyemi, i cili nuk mori pjesë në këtë edicion të Kupës së Botës, do të kërkojë të rigjejë formën e tij më të mirë në kampionatin spanjoll.

Ky kalim realizon njëkohësisht edhe dëshirën e vetë futbollistit për t'u bërë pjesë e klubit nga "Camp Nou".

Kujtojmë se gjermani cilësohet si “dhëndër shqiptar”, pasi prej kohësh është në një lidhje romantike me këngëtaren e njohur nga Kosova, Loredana. 





Lajmet e fundit nga