web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FSHF nis Programin “Klubi në Komunitet”, një hap i ri për afrimin e futbollit me tifozët

10 Korrik 2026, 12:49, Sport CNA

FSHF nis Programin “Klubi në Komunitet”, një hap i ri


Federata e Futbollit ka nisur Programin “Klubi në Komunitet”, një iniciativë e re që synon të forcojë lidhjen mes klubeve të futbollit dhe komuniteteve ku ato veprojnë, duke kontribuuar në përmirësimin e imazhit publik të klubeve dhe rritjen e angazhimit të tifozëve.

Përmes këtij programi, FSHF synon të mbështesë klubet në krijimin e një komunikimi më të strukturuar dhe të qëndrueshëm me tifozët, familjet, shkollat, akademitë sportive dhe aktorët e tjerë lokalë. Gjithashtu, programi do të nxisë organizimin e aktiviteteve konkrete që afrojnë futbollin me komunitetin dhe rrisin pjesëmarrjen në stadiume.

Në fazën e parë të zbatimit, përfaqësues të FSHF-së do të zhvillojnë takime individuale me klubet për të identifikuar nevojat, mundësitë dhe prioritetet e secilit klub, me qëllim hartimin e planeve konkrete të veprimit gjatë sezonit sportiv.

Programi “Klubi në Komunitet” synon të forcojë rolin e klubeve si institucione që kontribuojnë jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në zhvillimin social, edukativ dhe komunitar, duke krijuar ura më të forta bashkëpunimi me publikun dhe brezat e rinj.

Me këtë iniciativë, Federata e Futbollit vijon angazhimin për zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet, duke e afruar atë gjithnjë e më shumë me komunitetin.





Lajmet e fundit nga