web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rekord pozitiv dhe negativ, Messi bën gjithçka në Botëror

8 Korrik 2026, 09:13, Sport CNA

Rekord pozitiv dhe negativ, Messi bën gjithçka në Botëror

Lionel Messi vazhdon të vendosë rekorde në Kupën e Botës, pas golit të shënuar ndaj Egjiptit në Botëror.

Kapiteni i Argjentinës u bë futbollisti i parë në histori që realizon në gjashtë ndeshje radhazi të fazës me eliminim direkt në një Kupë Bote. Seria e tij nisi në vitin 2022 me golat ndaj Australisë, Holandës, Kroacisë dhe Francës, ndërsa vazhdoi në vitin 2026 kundër Kepit të Gjelbër dhe Egjiptit.

Megjithatë, ndeshja ndaj Egjiptit solli edhe një rekord negativ për yllin argjentinas. Në minutën e 21-të, Messi humbi një penallti të pritur nga portieri Mostafa Shobeir.

Kjo ishte penalltia e dytë radhazi e humbur nga Messi në të njëjtin edicion të Kupës së Botës, një rast i paprecedentë në historinë e turneut.

Gjithashtu, ai arriti në total katër penallti të humbura në Botëror, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë nga një futbollist në këtë kompeticion.





Lajmet e fundit nga