web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Franca ankohet në FIFA, kërkohet heqja e kartonit

7 Korrik 2026, 09:46, Sport CNA

Franca ankohet në FIFA, kërkohet heqja e kartonit

Federata Franceze e Futbollit i ka kërkuar FIFA-s anulimin e kartonit të verdhë të Michael Olise, të marrë në ndeshjen ndaj Paraguajit në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës.

Sipas raportimeve, federata franceze pretendon se lojtari i Bayern Munich u ndëshkua padrejtësisht pas një episodi me Matias Galarza në minutat shtesë të takimit.

Drejtuesit francezë argumentojnë se pamjet filmike tregojnë se nuk ka pasur kontakt mes dy futbollistëve. Kjo çështje konsiderohet e rëndësishme për vazhdimësinë e turneut. Në rast se Olise merr një tjetër karton të verdhë në çerekfinalen ndaj Marokut, ai do të humbasë një gjysmëfinale të mundshme.

Për këtë arsye, Federata Franceze ka paraqitur zyrtarisht kërkesën pranë FIFA-s. Objektivi është që lojtari të mos mbajë në bilanc një ndëshkim që konsiderohet i gabuar. Tashmë pritet vendimi i FIFA-s për këtë rast.





Lajmet e fundit nga