web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fitore e thellë ndaj SHBA-së mes dy gafave, Belgjika kualifikohet në çerekfinale

7 Korrik 2026, 04:04, Sport CNA

Fitore e thellë ndaj SHBA-së mes dy gafave, Belgjika kualifikohet

Kombëtarja e Belgjikës ka siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës pas një fitoreje bindëse me rezultatin 4-1 ndaj SHBA-së, në takimin e zhvilluar në Seattle.

Skuadra europiane e nisi ndeshjen në sulm dhe zhbllokoi shifrat që në minutën e 9-të me anë të Charles de Ketelaere, pas një pasimi nga Nicolas Raskin.

Amerikanët arritën të barazonin përkohësisht rezultatin me Timothy Tillman në minutën e 31-të, por vetëm dy minuta më vonë De Ketelaere shënoi sërish me kokë pas krosimit të Leandro Trossard.

Në pjesën e dytë, dy gabime në prapavijën e SHBA-së vulosën fatin e takimit. Fillimisht, Hans Vanaken shfrytëzoi një pasaktësi të portierit në minutën e 57-të, ndërsa në fundin e ndeshjes Romelu Lukaku përfitoi nga një tjetër gafë e mbrojtjes për të shënuar golin e katërt.

Pas këtij triumfi, Belgjika do të përballet me Spanjën në fazën çerekfinale.





Lajmet e fundit nga