web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Partizani prezanton trajnerin e ri, ndodh për herë të parë në histori

6 Korrik 2026, 14:08, Sport CNA

ZYRTARE/ Partizani prezanton trajnerin e ri, ndodh për herë të


Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar emërimin e Florin Daniel Bratu si trajnerin e ri të skuadrës për sezonin futbollistik 2026-2027.

46-vjeçari rumun u prezantua në mënyrë akademike nga presidenti Gazment Demi, duke nënshkruar një kontratë të vlefshme për një vit, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër (1+1).

Ky emërim përbën një risi për klubin e kuq, pasi është hera e parë që një teknik nga Rumania merr drejtimin e "Demave".

Posti i trajnerit te Partizani ishte vakant që nga muaji prill, pas shkarkimit të Oltijon Kërnajës.

Përzgjedhja e Bratu, i cili ka një karrierë të gjatë në Rumani e Qipro si dhe në stolin e Kombëtares U-21 të vendit të tij, pason një linjë trajnerësh të huaj që kanë drejtuar ekipin së fundmi, si kroati Zekiç dhe serbët Veselinoviç e Milinkoviç.





Lajmet e fundit nga