web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Partizani me trajner të ri, zbarkon në kryeqytet

5 Korrik 2026, 13:11, Sport CNA

Partizani me trajner të ri, zbarkon në kryeqytet

Tekniku rumun Florian Bratu ka njoftuar marrëveshjen për të marrë drejtimin e skuadrës së Partizanit, përpara se të vinte zyrtarizimi nga vetë klubi kryeqytetas.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, ai ka shpërndarë një foto të një fanelle me inicialet e tij, duke konfirmuar edhe praninë e tij në Tiranë.

Partizani me trajner të ri, zbarkon në kryeqytet

Në kryeqytet pritet të hidhet edhe firma zyrtare mbi kontratën që do ta lidhë atë me klubin e kuq. Bratu vjen si një përzgjedhje e presidentit Gaz Demi për të pasuar stolin e mbetur bosh.

Shumë shpejt, trajneri i ri do të nisë punën në fushë me skuadrën për të filluar fazën përgatitore për sezonin e ri të Kategorisë Superiore.

Ky emërim shënon një kapitull të ri për "Demat", të cilët synojnë rikthimin te trofetë në edicionin e ardhshëm.





Lajmet e fundit nga