web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Musta largohet nga Elbasani, firmos me rivalët e Superiores

4 Korrik 2026, 14:14, Sport CNA

Musta largohet nga Elbasani, firmos me rivalët e Superiores

Emiljano Musta ka njoftuar zyrtarisht largimin nga skuadra e Elbasanit pas dy sezonesh bashkëpunimi.

Futbollisti 34-vjeçar, i cili luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe mesfushës, e bëri të ditur vendimin e tij përmes një mesazhi falënderues të publikuar në rrjetet sociale për klubin e qytetit të tij të lindjes.

Gjatë kësaj periudhe, ai mbajti edhe shiritin e kapitenit të skuadrës verdheblu. Pas mbylljes së kësaj aventure, mbrojtësi ka përcaktuar tashmë ekipin e tij të ri për sezonin e ardhshëm.

Musta ka arritur marrëveshjen dhe ka hedhur firmën mbi kontratë me klubin e Vllaznisë.

Kalimi i tij te kuqeblutë vjen si një përforcim me përvojë për prapavijën.





Lajmet e fundit nga