web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dramë për 123 minuta! Kepi i Gjelbër bën Argjentinën të vuajë

4 Korrik 2026, 02:53, Sport CNA

Dramë për 123 minuta! Kepi i Gjelbër bën Argjentinën

Argjentina siguroi kualifikimin në raundin e 16-të të Kupës së Botës pas fitores 3-2 ndaj Kepit të Gjelbër pas shtesave.

Një ndeshje dramatike dhe me vuajtje për kampionët e botës, që u shtangën nga afrikanët.

Lionel Messi kaloi kampionët e botës në avantazh në minutën e 29-të, duke realizuar golin e tij të shtatë në këtë turne.

Në pjesën e dytë, Deroy Duarte barazoi shifrat në 1-1 dhe e mbajti në lojë përfaqësuesen afrikane. Pas përfundimit të kohës së rregullt në barazim, Lisandro Martinez shënoi për 2-1 në fillimin e vazhdimeve.

Megjithatë, Sidny Lopes Cabral reagoi menjëherë dhe riktheu baraspeshën me një gol spektakolar për rezultatin 2-2. Goli vendimtar erdhi nga Cristian Romero, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Messi.

Me këtë fitore, Argjentina avancon më tej në turne, ndërsa Kepi i Gjelbër largohet pas paraqitjes së tij të parë historike në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës.





Lajmet e fundit nga