web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Conte trajner i Italisë? Zbulohet plani, do të paguajnë klubet

3 Korrik 2026, 11:28, Sport CNA

Conte trajner i Italisë? Zbulohet plani, do të paguajnë klubet

Rikthimi i Antonio Conte-s në stolin e Italisë mund të bëhet realitet falë një iniciative të klubeve të Serie A.

Pas mbledhjes së Këshillit Federal, Giovanni Malago konfirmoi se Liga e Serie A po shqyrton mundësinë e mbështetjes financiare për projektet strategjike të Federatës Italiane të Futbollit.

Propozimi pritet të diskutohet në asamblenë e Ligës më 23 korrik. Antonio Conte konsiderohet nga shumë drejtues si profili ideal për të udhëhequr rindërtimin e kombëtares italiane.

Projekti i mundshëm parashikon një kontratë katërvjeçare me vlerë rreth 4 milionë euro neto në sezon, plus bonuse. Megjithatë, jo të gjitha klubet e Serie A janë të gatshme të mbështesin financiarisht një operacion të tillë.

Në rast se nuk arrihet dakordësia, Federata mund të kërkojë ndihmën e një sponsori për të mbuluar një pjesë të kostove. Për momentin, vendimi përfundimtar mbetet i hapur dhe do të varet nga diskutimet e javëve në vijim.





Lajmet e fundit nga