web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Chelsea nuk dorëzohet, gati oferta e re për Xhakën

2 Korrik 2026, 20:25, Sport CNA

Chelsea nuk dorëzohet, gati oferta e re për Xhakën

Chelsea vazhdon të ndjekë Granit Xhakën, edhe pse oferta e parë për mesfushorin është refuzuar nga Sunderland.

Klubi londinez kishte ofruar rreth 8 milionë funte, por drejtuesit e Sunderlandit nuk pranuan të negocionin për këtë shumë.

Sipas raportimeve, Chelsea po përgatit një ofertë të re me vlerë nga 10 deri në 12.5 milionë funte, plus bonuse shtesë. Granit Xhaka thuhet se është i hapur ndaj një transferimi në “Stamford Bridge”.

Një rol të rëndësishëm në këtë operacion ka trajneri Xabi Alonso, i cili dëshiron të bashkëpunojë sërish me mesfushorin shqiptar pas eksperiencës te Bayer Leverkuseni. Sunderland, megjithatë, e konsideron 33-vjeçarin një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës dhe nuk dëshiron ta shesë.

Xhaka iu bashkua klubit verën e kaluar për rreth 17.5 milionë funte dhe mori menjëherë shiritin e kapitenit. Situata mbetet e hapur, ndërsa pritet lëvizja e radhës e Chelseat në merkato.





Lajmet e fundit nga