web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klopp në stolin e Gjermanisë? Zbulohet dëshira e trajnerit

2 Korrik 2026, 08:27, Sport CNA

Klopp në stolin e Gjermanisë? Zbulohet dëshira e trajnerit

Pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës, e ardhmja e Julian Nagelsmann në krye të kombëtares është vënë në pikëpyetje.

Federata Gjermane e Futbollit po analizon paraqitjen e skuadrës, ndërsa mediat raportojnë për mundësi ndryshimesh në pankinë. Në këtë situatë, emri i Jurgen Klopp është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Sipas Fabrizio Romano-s, ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe Liverpool do të ishte i gatshëm të shqyrtonte një rikthim në stërvitje nëse do të kontaktohej nga DFB. Ndërkohë, Nagelsmann ka bërë të ditur se dëshiron të vazhdojë punën me kombëtaren.

Klopp u largua nga trajningu në verën e vitit 2024, duke deklaruar se kishte nevojë për pushim pas shumë vitesh në nivelet më të larta. Aktualisht ai mban postin e drejtuesit global të futbollit në Red Bull dhe po punon si ekspert televiziv gjatë Kupës së Botës.





Lajmet e fundit nga