web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Franca fiton pastër ndaj Suedisë

30 Qershor 2026, 23:03, Sport CNA

Franca fiton pastër ndaj Suedisë

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Suedisë përballen në kuadër të fazës së 1/16-ave të Kupës së Botës.

Përfaqësuesja franceze vjen në këtë raund pas një faze grupesh pa asnjë humbje, ku arriti të grumbullonte pikë të plota dhe të shënonte gjithsej 10 gola.

Në krahun tjetër, Suedia siguroi kualifikimin si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta, duke regjistruar një rekord prej 7 golash të shënuar në ndeshjet e para.


FRANCË-SUEDI 3-0


KOMENTI

Mbyllet ndeshja. 

74’- GOOOOOL FRANCA 3-0! Kylian Mbappe është magjik. Sulmuesi shënon sërish pas një asisti të marrë nga Olise dhe kompleton dopietën.

53’- GOOOOL FRANCA 2-0! Vazhdon spektakli i gjelave edhe në pjesën e dytë. Barcola dyfishon shifrat pas një asisti të marrë nga Olise.

45’- GOOOOOOL FRANCA 1-0! Nuk mund të mungonte. Kylian Mbappe shënon dhe zhbllokon sfidën. Pas një aksioni të bukur në zonë, e ndal topin në fundin e rrjetës.

36’- Michael Olise i afrohet supergolit me roveshatë, por gjuajtja e sulmuesit ndalet te shtylla. Raste të arta për Francën.

32’- Kylian Mbappe i pafat, sulmuesi i Francës ndalet nga shtylla.

20’ Franca gjen golin e Kylian Mbappe, por anulohet për pozicion jashtë loje.

19’- Rast i artë për Francën, Barcola bën gjithçka mirë në zonë, por gabon me gjuajtjen e cila shkon mbi portë.

16’- Gjuajtje e fortë nga Digne në kufijtë e zonës, por pret portieri suedez.

Starton sfida. 





Lajmet e fundit nga